Flash

Plagosje në Maliq

Një person është plagosur me thikë në fshatin Sovjan të Maliqit. Sipas informacioneve paraprake, i plagosuri është para...

12:20

Der Spiegel publikon raportin 'bombë': Çfarë i kërkoi Presidenti kinez kreut të OBSH për COVID-19

Lapsi.al 10 May 2020
Der Spiegel publikon raportin 'bombë': Çfarë i

Presitigjiozja gjermane “Der Spiegel” publikoi këtë fundjavë një raport “bombastik”, i cili pretendon se Presidenti i Kinës, Xi Jinping, i ka kërkuar Drejtorit të Përgjithshëm të Organizatës Botërore të Shëndetit, Tedros Adhanom, ‘të vonojë një paralajmërim global’ për kërcënimin e COVID-19, gjatë një bisede në janar.

Media gjermane iu referohet të dhënave nga Shërbimi Federal i Inteligjencës i vendit, i njohur si ‘Bundesnachrichtendienst’ (BND).

Sipas BND: “Më 21 janar, udhëheqësi i Kinës Xi Jinping kërkoi nga shefi i OBSH-së Tedros Adhanom Ghebreyesus të mos flasë për informacionet rreth transmetimit nga njeriu te njeriu dhe të vonojë një paralajmërim pandemik”.

“BND vlerëson se politika e informacionit e Kinës humbi katër deri në gjashtë javë për të luftuar virusin në të gjithë botën”.

OBSH lëshoi një deklaratë menjëherë pas publikimit të pretendimeve shokuese, duke i quajtur ato “të pabaza dhe të pavërteta".

"Dr Tedros dhe Presidenti Xi nuk folën më 21 janar dhe ata kurrë nuk kanë folur me telefon. Raporte të tilla të pasakta shpërqendrojnë dhe dëmtojnë përpjekjet e OBSH-së dhe botës për t’i dhënë fund pandemisë COVID-19," thuhet në deklaratë.

Ajo vazhdoi: ‘Kina konfirmoi transmetimin nga njeriu te njeriu i koronavirusit më 20 janar [para bisedës telefonike të pretenduar]. OBSH deklaroi publikisht më 22 janar se “të dhënat e mbledhura … sugjerojnë që transmetimi nga njeriu tek njeri po zhvillohet në Wuhan.”

Nëse pretendimet janë të vërteta, ato do të forconin pohimin e Presidentit Trump se OBSH është ‘qendra e Kinës’. 

Në prill, administrata Trump pretendoi se OBSH po bëhej një mjet i ‘propagandës kineze’ dhe presidenti paralajmëroi ndalimin e financimit për organizatën.

Javën e kaluar, Presidenti filloi një sulm të ri ndaj organizatës.

“Organizata Botërore e Shëndetit ka qenë një katastrofë. Gjithçka që ata thanë, ishte e gabuar dhe ata janë në qendër të Kinës”, deklaroi Trump të hënën.

“Të gjitha ato që ata bëjnë janë janë në dakordësi me Kinën. Ata bëjnë çfarëdo që Kina dëshiron të bëjë”- tha ai.

Marrëdhëniet midis Uashingtonit dhe OBSH-së janë përkeqësuar përgjatë gjithë krizës.

Drejtori i Përgjithshëm Tedros Adhanom Ghebreyesus e ka përshëndetur Kinën si një shembull se si të trajtohet një emergjencë pavarësisht skepticizmit të përhapur të numrit zyrtar të vdekjeve nga koronavirusi.

Të këshilluara

12 raste të reja me koronavirus në vend

12 persona kanë rezultuar pozitëve me koronavirus në 24 orët e fundit, sipas të dhënave që sapo publikoi Ministria e Shëndetësisë. Numri total i të infektuar...

11:09

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI

MTV VMAs 2026: Lista e fituesve

Madonna ishte padyshim mbretëresha e mbrëmjes në MTV Video Music Awards 2026, duke dominuar ceremoninë e zhvilluar të dielën...

16:46