Flash

Fitimi i sistemit bankar bie me 72% në tremujorin e parë të 2020

Lapsi.al 12 May 2020
Fitimi i sistemit bankar bie me 72% në tremujorin e parë të 2020

Fitimi i sistemit bankat ka shënuar një rënie të fortë në tremujorin e parë të këtij viti. Sipas Bankës së Shqipërisë, e cila i raporton të dhnat sipas standardeve lokale të kontabilitetit, bankat raportuan një fitim prej rreth 1.4 miliardë lekësh në janar-mars 2020, me një rënie prej 72% në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Ky është niveli më i ulët i fitimeve që prej 7 vitesh (tremujori i parë 2013).

Tre janë arsyet që kanë çuar në rënien e fitimeve.

Së pari, ka një rënie të të ardhurave jo nga interesi, ndërsa ato nga interesi ishin pothuajse të pandryshuara. Si rrjedhojë, të ardhurat bruto ranë me rreth 8%, duke zbritur në 12 miliardë lekë (me rënie 1 miliardë lekë).

Së dyti, rritja e shpenzimeve për provigjione (+2 miliardë lekë), kryesisht si rrjedhojë e provigjionimeve për kreditë e humbura. Kreditë quhen të humbura kur nuk kthehen për më shumë se një vit dhe kur kanë kaluar në proces përmbarimi, edhe nëse afati në vonesë është më pak se një vit.

Bankierët pohojnë se kreditë që u ristrukturuan duke filluar nga muaji mars nuk përfshihen si problematike për marsin. Por, nëse në qershor nuk paguajnë, atëhere fillon procesi i klasifikimit dhe provigjionimit sipas rregullores për të gjitha kreditë.

-Së treti, shpenzimet jo interesi u rritën me 8% (+643 milionë lekë)

Si rrjedhojë, kjo ka çuar në rënien me fitimeve me 3. 6 miliardë lekë, ose rreth 72% më pak.

Rënia e fitimeve ka përkeqësuar dhe treguesit e tjerë të rentabilitetit. Krhyeshmëria nga aktivet zbriti në 0.9% në tremujorin e parë 2020, nga 1.5% që ishte në të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Ndërsa kthimi nga kapitali ishte 7.85 për tremujorin e parë, nga 14% të njëjtën periudhë të 2019-s.

Të këshilluara

Covid-19, Greqia transferon refugjatët

Një grup refugjatësh të bllokuar prej muajsh në Greqi kanë arritur të ribashkohen me familjet e tyre azilkërkuese në Britaninë e Madhe. 16 minorenë të pashoq...

16:12

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI

MTV VMAs 2026: Lista e fituesve

Madonna ishte padyshim mbretëresha e mbrëmjes në MTV Video Music Awards 2026, duke dominuar ceremoninë e zhvilluar të dielën...

16:46