Flash

Basha del në terren, kritikon ashpër menaxhimin e situatës së Covid në vend

Lapsi.al 12 May 2020
Basha del në terren, kritikon ashpër menaxhimin e situatës

Lulzim Basha ka zbritur dalë në terren ku ka parë nga afër situatën me bizneset. Përmes një mesazhi në Facebook, Basha ka ngritur shqetësimin që po kalon sektori i biznesit për shkak të situatës me koronavirusin.

Ai thekson se janë të shumtë qytetarët që nuk kanë marrë asnjë lekë ndihmë për kohën e kaluar mbyllur në shtëpi, ndërsa sipas tij bizneset po përballen me vështirësi të mëdha.

Lulzim Basha thekson se qeveria ‘Rama’ i la pa ndihmë shumicën e qytetarëve dhe bizneseve, duke shtuar se “Rinisja e aktivitetit normal është shumë e vështirë për ta tashmë që veç faturave dhe taksave të larta”.

“Pjesa më e madhe e qytetarëve që takoj në Tiranë i kanë respektuar rregullat e higjienës dhe të distancimit social. Megjithatë shqetësim serioz mbetet situata ekonomike e rënduar nga pandemia e COVID-19. Janë të shumtë qytetarët që nuk kanë marrë asnjë lekë ndihmë për kohën e kaluar mbyllur në shtëpi. Edhe bizneset përballen me vështirësi të mëdha. Mungesa e ndihmës rrezikon mbylljen e shumë prej tyre ndërsa të shumtë janë dhe ata që janë detyruar të heqin të punësuar nga listëpagesat.

Qeveria Rama i la pa ndihmë shumicën e qytetarëve dhe bizneseve. Rinisja e aktivitetit normal është shumë e vështirë për ta tashmë që veç faturave dhe taksave të larta, përballen me uljen e numrit të blerësve dhe ankthin për të ardhmen e pasigurt.

Xhepat e shqiptarëve janë shkundur nga pandemia ekonomike e qeverisë Rama. Asnjë formë propagande dhe cirku qeveritar nuk e fsheh dot pasigurinë dhe varfërinë e tejskajshme që po pllakos në familjet shqiptare.”, shkruan Basha, ndërsa ka postuar dhe një foto ku shihet përballë një dyqani bosh që ka nxjerrë njoftim se jepet me qira.foto galeri

 

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI

MTV VMAs 2026: Lista e fituesve

Madonna ishte padyshim mbretëresha e mbrëmjes në MTV Video Music Awards 2026, duke dominuar ceremoninë e zhvilluar të dielën...

16:46