Flash

Rama njofton masa të tjera lehtësuese, por Tirana mbetet zonë e kuqe

Lapsi.al 12 May 2020
Rama njofton masa të tjera lehtësuese, por Tirana mbetet zonë e

Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar lehtësimin e masave ndaj koronavirusit në të gjithë vendin, përveç Tiranës dhe 5 qyteteve të tjera që mbeten zona të kuqe.

Sipas Ramës do të zgjaten fashat orare në zonat e gjelbërta, ndërsa në Tiranë, Durrës, Krujë, Fier, Kurbin dhe Shkodër masat bllokuese do të qëndrojnë edhe këtë javë.

“Masat lehtësuese do të vijojnë. Tirana mbetet një problem dhe masat lehtësuese në kryeqytet dhe zonat e tjera të kuqe nuk do të ndryshojnë as këtë javë. Nga data 1 qershor do të hapin çerdhet dhe kopshtet publik dhe jopublik. Edhe maturantëtdo të futen në klasa në 18 maj, me masa që nuk kanë ekzistuar më parë. Maturantët do të kenë një peridhë prej 3 javësh që do zhvillojnë mësim.

Lehtësojmë qarkullimin jashtë zonave të kuqe, zgjatjen e mëtejshme të orareve. Të gjitha lokalet duhet të marrin masat që të jenë në rregull jaës tjetër. Kjo pasi lokalet, transporti dhe turizmi do të monitorhen rreptë, pasi janë pika të nxehta ku mund të përhapet koronavirusi. Në ditët e para të qershorit do të kemi një plan se si do të jetë transporti publik”, – tha Rama.

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI

MTV VMAs 2026: Lista e fituesve

Madonna ishte padyshim mbretëresha e mbrëmjes në MTV Video Music Awards 2026, duke dominuar ceremoninë e zhvilluar të dielën...

16:46