Flash

San Marino, kuqezinjtë kërkojnë një goleadë

Pas debutimit të suksesshëm ndaj Bjellorusisë në Nations League, Shqipëria përqendrohet te sfida me San Marinon, ndaj të cilit ka fituar gjithmonë dhe nuk ka pësuar asnjë gol, ndërsa këtë herë kërkon një fitore të thellë për të shkuar sa më e barabartë në përballjen e 3 tetorit në Helsinki ndaj Finlandës.

14:20

Revolucion tek Vllaznia: "Do të largohen gjashtë lojtarë"

Lapsi.al 7 January 2020
Revolucion tek Vllaznia: "Do të largohen gjashtë

Vllaznia ka mbyllur përgatitjet në Shkodër, perpara se ti drejtohen Ohrit në Maqedonisë së Veriut për mini fazën përgatitore. Per 12 dite kuqeblutë do të vendosin bazat për gjysmën e dytë të sezonit, në të cilën nuk do të futen pa ndryshime. Në pritje të konfirmimit të lojtarëve që do ti bashkohen shkodranëve, ku duket se Hebaj e Fili kanë përparësi, tekniku Mirsad Jonuz ka pranuar se nga skuadra do të largohen 6 lojtarë: “Kam idenë vetëm të pozicioneve të lojtarëve që do të jenë në fushën e lojës, një mbrojtës qëndre, një organizator, si dhe një apo dy sulmues. Por, në fillim duhet të hapim vendin, pasi gjashtë lojtarë do të ikin nga ekipi. Ky është opinini im dhe mendoj që është ajo që i duhet ekipit. Ndërsa, sa i përket dyshes Hebaj-Fili, ato janë në listën e Vllaznisë në këtë merkato, por për t’i konkretizuar duhet akoma punë në bisedat me vetë lojtarët.”

Në seancën e fundit stërvitore në fakt është vënë re mungesa e futbollistëve të huaj, gjë që ka krijuar dyshime për qendrimin e tyre në radhët e kuqebluve. Pikërisht për këtë arsye tekniku maqedonas ka sqaruar situatën: “Po është e vërtetë se mungojnë disa lojtarë të huaj, por dua të sqaroj se Ualusimbi është me leje dhe vjen javën tjetër, ndërsa Hygor vjen pas 10 ditësh. Dy brazilianët Emerson dhe Uenderson mendoj se nuk duhet të jenë më pjesë e skuadres, por meqë ato e kanë kontratën me klubin deri në fund të sezonit, një gjë e tillë duhet të zgjidhet me mirëkuptim”.

Vllaznia ka programuar edhe tre miqësore gjatë pauzës së kampionatitm nga të cilat ajo kundër Strugës, konsiderohet tepër e rëndësishme për Jonuz. Ndërkohë Vllaznia ka bërë lëvizjen e parë, duke firmosur me mbrojtësin shqiptar të Maqedonisë së Veriut, Mevlan Adili. Lojtari ka firmosur një kontratë njëvjeçare dhe mund ti japë eksperiencën e munguar kuqebluve.

Të këshilluara

Video/ Lukaku shtang Hysajn dhe Napolin

Katërmbëdhjetë minuta i janë dashur Romelo Lukakut për të kaluar në avantazh Inter në San Paolo përballë Napolit. Një transfertë ku zikaltrit nuk fitojnë prej 2...

21:19

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

San Marino, kuqezinjtë kërkojnë një goleadë

Pas debutimit të suksesshëm ndaj Bjellorusisë në Nations League, Shqipëria përqendrohet te sfida me San Marinon, ndaj të cilit ka fituar gjithmonë dhe nuk ka pësuar asnjë gol, ndërsa këtë herë kërkon një fitore të thellë për të shkuar sa më e barabartë në përballjen e 3 tetorit në Helsinki ndaj Finlandës.

14:20

PAPARAZZI