Flash

Video/ Inter pushton San Paolon pas 22 vjetësh: Lukaku e Lautaro kapin Juventus

Lapsi.al 6 January 2020
Video/ Inter pushton San Paolon pas 22 vjetësh: Lukaku e Lautaro kapin

Nuk fitonte prej 1997 në San Paolo, por në mbrëmjen e javës së parë të 2020 Inter merr atë që i takon me fitoren 1-3 që e pozicionon krah Juventus në krye të Serie A. Katërmbëdhjetë minuta i janë dashur Romelo Lukakut për të kaluar në avantazh Inter në San Paolo përballë Napolit. Një transfertë ku zikaltrit nuk fitojnë prej më shumë se 22 vjetësh, por ambicja për të ndjekur Juventus ishte një stimul shumë i madh. Lukaku është një furi dhe ndëshkon prapavijën e Gattuso në rastin e parë që i paraqitet, duke e bërë më të thjeshtë ndeshjen për skuadrën e Conte. Hysaj në këtë rast ka gjithë peshën për koridorin që i lejoi qendërsulmuesit të Inter.

Spektakël në San Paolo, por ishte gjithnjë Inter që komandoi ndeshjen, pavarësisht dëshirës së Napolit për të mos thyer serinë e pathyeshmërisë përballë zikaltërve. Lukaku shënoi edhe golin e dytë për skuadrën e Conte, duke konfirmuar zgjedhjen e duhur të teknikun nga Lecce, që këmbënguli për ta marrë në skuadër.

Në minutën e 33 belgu fiksoi dygolëshin personal, por Napoli nuk hoqi dorë dhe përpara se skuadrat të shkonin në dhomat e zhveshjes, ngushtoi distancën në 2-1. Milik shënoi golin e shpresës për napoletanët, pikërisht 6 minuta nga fundi i pjesës së parë.

Vetëm se nuk mundi të vazhdojë të shpresojë gjatë Napoli, sepse Inter nuk gaboi asgjë nga mundësitë që i jepen. E këtë herë ishte shumë e thjeshtë për Lautaro, të mbyllë historinë me golin e tretë, duke përfituar nga një gabim skandaloz i mbrojtjes napoletane. Argjentinasi shënoi golin e 1-3 në minutën e 62, duke i dhënë qetësinë Conte dhe Inter tre pikë që e ngjisin në kuotën e 45 pikëve, po aq sa Juventus.

Të këshilluara

Video/ Lukaku shtang Hysajn dhe Napolin

Katërmbëdhjetë minuta i janë dashur Romelo Lukakut për të kaluar në avantazh Inter në San Paolo përballë Napolit. Një transfertë ku zikaltrit nuk fitojnë prej 2...

21:19

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI