Flash

Kukësi ndryshon strategji: asnjë lojtar në janar, por Duro kërkon një qendërmbrojtës

Lapsi.al 6 January 2020
Kukësi ndryshon strategji: asnjë lojtar në janar, por Duro

Titulli kampion kalon edhe përmes mini-fazës përgatitore që skuadrat do të kryejnë përpara rifillimit të kampionatit dhe Kukësi nuk ka ndërmend të humbasë kuota në këtë pikë. Madje ndryshe nga të gjitha vitet e administrimit Gjici, ka zgjedhur një strategji të re: atë të vazhdimësisë. Blutë kanë qenë të famshëm për lëvizje të forta, edhe kur bëhej fjalë për merkaton e janarit, që duhet të jetë, në më të shumtën e rasteve, riparuese. Kështu, konfirmimi i 23 lojtarëve aktualë është një risi e vërtetë tek kuksianët, që kanë vërtetë në plan të bëjnë goditje, por vetëm për të korigjuar qendrën e mbrojtjes.

Në identikitin e Shpëtim Duros është një lojtar i fortë fizikisht e shtatlartë, por idea, edhe e teknikut, është të ruhet grupi. E ndërkohë, për të marrë ngarkesën e duhur Kukësi, është duke punuar me dy seanca stërvitore ditore, por është kondicionuar nga koha e keqe në Antalia, që e ka detyruar skuadrën të braktisë fushën e të futet në palestër. Kondicioni fizik ka qenë prioritet i obliguar për Kukësin, që shpreson të jetë gati për miqësoret e programuara gjatë qendrimit në Turqi.

Kështu, synohet që skuadra të ketë tre teste, një prej të cilave është zyrtarizuar që është kundër Kaiseryspor. Duro i konsideron shumë të rëndësishme përballjet në këto miqësore, që do ti tregojnë teknikut formën e të tijve, por edhe potencialin që ka realisht formacioni që udhëheq kampionatin, gjë që do të donte ta ruante kështu deri në fund…

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI