Flash

Real Madrid bën goditjen e madhe në Brazil: Kaka i ri vishet Blancos

Lapsi.al 5 January 2020
Real Madrid bën goditjen e madhe në Brazil: Kaka i ri vishet Blancos

Një blitz në Brazil, një nga të zakonshmit. Real Madrid në mënyrë sekrete ka blerë Reinier, Kakà i ri. Mungon vetëm zyrtarizimi, por është arritur akordi mes klubit spanjoll dhe Flamengo, që do të përfitojë 30 milionë nga ky operacion. Reinier pritet në Madrid pas 19 janarit, data e ditëlindjes së tij të 18. Kështu, Reiner bëhet xhevahiri i tretë i merengues bashkë me Vinicius Junior e Rodrygo.

KUSH ËSHTË REINIER

I lindur në 19 janar të 2002, Reinier ka hyrë që 9 vjec në moshat e Vasco da Gama, por 3 vjet më pas kaloi tek Flamengo, duke kaluar hierarkitë e moshave. Në 2017 udhëhoqi skuadrën në fitoren e Kupës së Brazilit Under 17. Në 31 korrik 2019, në moshën 17 vjec e gjysëm, debutoi në skuadrën e parë gjatë ndeshjes së kthimit kundër Emelec në Kupën Libertadores e që atëherë nuk doli asnjëherë nga skuadra, duke marrë pjesë aktive në fitoren e titullit në Brazil e në Kupën Libertadores. Talenti i pastër i rrëmbeu besimin teknikut Jorge Jesus e shokëve të skuadrës. Jo rastësisht Filipe Luis, ish-mbrojtësi i Atletico Madrid, sapo ka mësuar për transferimin i ka bërë komplimentat Real: "Vërtetë një goditje e madhe. Reinier është një lojtar fantastik, bën gjithnjë atë që duhet në fushë, ka një maturi të pabesueshme për një lojtar që nuk ka bërë ende 18 vjec".

OPERACIONI

Operacioni është mbyllur në bazën e 30 milionë euro (klauzola e zgjidhjes ishte 70 për një kontratë në skadencë në 2024). Fillimisht do të luajë për Castilla, filiali i Real Madrid stërvitur nga Raùl, por me një leje-kalim për tu përdorur edhe në skuadrën e parë, leje-kalim që i lejohet vetëm një numri të limituar të lojtarëve për cdo skuadër. Reinier do të firmosë një kontratë deri në 2025 me skuadrën e tij të re.

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI