Flash

Inter, hakmarrje për Kulusevski: ofertë për Pogba tek United

Lapsi.al 5 January 2020
Inter, hakmarrje për Kulusevski: ofertë për Pogba tek United

"Inter ka kaluar në krye të garës për Paul Pogba". Kështu The Mirror ka dhënë lajmin se shoqëria zikaltër ka trokitur në dyert e Manchester United për mesfushorin francez, në dalje nga Premier League e i ndjekur nga Real Madrid e Juventus. Pogba ka dhënë aprovimin për tu transferuar nën urdhërat e Conte, por United - që vlerëson lojtarin 170 milionë euro - ulet në bisedime vetëm nëse në tratativë futet Lautaro, që arrin afërisht tek 100 milionë.

Lajmi i dhënë nga tabloidi anglez është për tu analizuar, në kushtet kur, të privohet nga Lautaro, për Inter nuk duket një mundësi e realizueshme. E megjithatë zikaltrit mund të futen në garë për mesfushorin francez, duke i mëshuar raportit të tij me Conte. Në fakt me shumë mundësi cështja i takon qershorit, edhe pse nuk përjashtohet që raporti i keq i lojtarit me Red Devils të hapë skenarë të tjerë.

Manchester United ka qenë i qartë: për të folur për Pogba tek Inter, pavarësosht aprovimit virtual të lojtarit për tu veshur zikaltër duke përmbushur hakmarrjen e Marotta ndaj Juventus pas stërkëmbëshit për Kulusevski, dëshiron Lautaro Martinez, që është edhe objektiv i Barcellona.

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI