Flash

Barazimi në derbi nuk falet nga tifozët e Barcelonës: “Valverde Out”

Lapsi.al 5 January 2020
Barazimi në derbi nuk falet nga tifozët e Barcelonës:
Vetëm 2-2 përballë Espanyol, Një rezultat zhgënjyes jo vetëm për mënyrën si u arrit, me bardheblutë që barazuan dy minuta nga fundi, me golin e Lei, por edhe sepse tashmë Real Madrid është dy pikë përpara në krye të La Liga. Tirozët e Barcelonës nuk janë fare të lumtur për të parën e 2020, që nuk është se premton shumë dhe treguesi më i qartë është hashtag “Valverde Out”, menjëherë në përfundim të ndeshjes. Pasi përmbysi golin e Lopez me Vidal e Suarez, katalanasit luajtuën me dhjetë lojtarë 15 minutat e fundit të ndeshjes, pas kartonit të kuq të De Jong, duke u arritur në të 88 nga Lei. Një tjetër barazim dhe një prezantim nën ton, që ka shpërthyer tërbimin e tifozëve, të cilët konsiderojnë fajtor kryesor teknikun Ernesto Valverde, skuadra e të cilit sidomos në transfertë vuan shumë: në 10 ndeshjet e fundit jashtë fushe për këtë sezon, katalanasit kanë vetëm 15 pikë. E në rrjetet sociale ka nisur gjuetia në kërkim të kokës së teknikut, që nuk po entuziazmon tifozët, as me rezultatet e as me mënyrën e lojës. Pikërisht këtë fakt kontestojnë tifozët blaugrana...

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI