Flash

FA Cup, Rochdale nuk ka moshë: asist i një 17 vjeçari e gol i një 40 vjeçari

Lapsi.al 5 January 2020
FA Cup, Rochdale nuk ka moshë: asist i një 17 vjeçari e gol i
Mes tyre janë 23 vjet diferencë, kur njëri niste karrierën profesioniste në Stockport County tjetri as nuk kishte ardhur në jetë, e megjithatë janë të dy arkitektë të arritjes së madhe të Rochdale. Aaron Wilbraham e Luke Matheson, 40 e 17 vjec, kanë ngjitur skuadrën e 18 të League One nën reflektorë, duke bllokuar Newcastle (i 11-ti në Premier) në 1-1 në FA Cup, duke detyruar riluajtjen e ndeshjes në St. James’ Park. Magjia tradicionale e FA Cup përmbushet edhe në Spotland Stadium: asist i Matheson e gol vendimtar i Wilbraham, të dy të futur nga pankina, 10' nga fundi. Sulmuesi anglez ka ekzaltuar më shumë se 8.500 spektatorët prezentë në moshën 40 vjec e 75 ditë, në asist të një të riu, të lindur në 3 tetor 2002: këto gjëra ndodhin vetëm në FA Cup. 40 VJEÇ NUK ËSHTË REKORD Wilbraham fiton kështu një vend në historinë e FA Cup. Me golin e shënuar ndaj Newcastle, sulmuesi i Rochdale bëhet i treti shënues më i vjetër i kompeticionit, pas Teddy Sheringham (41 vjec, 9 muaj e 3 ditë) e Jamie Cureton (40 vjec, 6 muaj e 8 ditë).

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI