Flash

Video/ Rekord i arritur, Inzaghi si Eriksson: “Titulli? Normal që tani presin dicka më shumë nga ne”

Lapsi.al 5 January 2020
Video/ Rekord i arritur, Inzaghi si Eriksson: “Titulli? Normal që

Tani u bënë nëntë. Vetëm Eriksson kishte arritur të bënta kaq fitore radhazi në pankinën e Lazio. Simone Inzaghi tani i gëzohet barazimit të rekordit bardhekaltër, me suksesin e nëntë radhazi, që mbërriti në minutën e ‘91 falë golit të Immobile në fushën e Brescia, ku gjithcka ishte komplikuar nga Balotelli në të 18’: “Pësojmë gol lehtë? Po, nuk kishte sinjale që të ndodhte. Nuk duhet të ndodhë, sepse më pas është e vështirë të përmbysësh ndeshjet në kampionatin italian. Sekreti ynë është ai i të bërit gjithnjë mirë. Fituam një ndeshje të rëndësishme. Në pjesën e dytë duhet të lëviznim topin më mirë, por kishte një fushë që nuk na lejonte të bënim lojë”.

“Jemi për titull? - përgjigjet Inzaghi - Duhet të rritemi ditë pas dite, tani është normale që të presin dicka më shumë, përgjegjësitë janë rritur. Duhet të kërkojmë të mbajmë të njëjtin hap, është një kampionat i fortë, dëshminë e morëm sot. Duam të marrim kualifikimin në Champions, por si vrapojmë ne e bëjnë edhe të tjerët”.

Me 9 fitore radhazi Simone është bashkuar me Sven Goran Eriksson, që e arriti misionin në sezonin ‘98-99, por për mesazh të suedezit duhet pritur ende: “Nuk e kam kontrolluar ende telefonin- buzëqesh tekniku - Eshtë dicka që më gëzon, e kishim folur me djemtë, ishte një sukses i rëndësishëm për klasifikimin e edhe për statistikat”.

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI