Flash

Immobile numra për rekord: më mirë edhe se Higuain

Lapsi.al 5 January 2020
Immobile numra për rekord: më mirë edhe se Higuain

Një Lazio kështu nuk shihej që nga mijëvjecari i kaluar. Me 2-1 në shtëpinë e Brescia, që inauguron 2020, pas mbylljes triumfale të dekadës së kaluar me fitoren në Superkupë, skuadra e Simone Inzaghi ka marrë fitoren e nëntë radhazi në kampionat e udhëhequr nga golat e Ciro Immobile. Teknikë, karakter e kualitet për Lazio, që edhe në Rigamonti ka gjetur suksesin me përmbysje.

39 pikë në 17 javë është një arritje e jashtëzakonshme për Lazio, që surprizisht, zbulohet të jetë anti-Juve e anti-Inter. Vendi i tretë është meritë e asaj që po tregojnë në fushë. Forca e Lazio është tek grupi, në aftësinë e trajnerit për të marrë më të mirën nga lojtarët e tij e në karakter, si e tregoi në Brescia. Lazio ka shënuar gjashtë gola pas minutës së 90' në këtë kampionat, duke marrë edhe ato pikë që dukeshin të humbura. Ndodhi me Brescia, por edhe me Sassuolo e Cagliari - gjithnjë në transfertë - duk i dhuruar në total Simone Inzaghi 10 pikë më shumë të fituara përtej minutës së 90'.

Nëse forca është tek grupi, nuk mund të qendrosh indiferentë ndaj numrave të koleksionuar nga Ciro Immobile në këtë sezon: 19 gola të realizuar në 17 ndeshje kampionati, më mirë edhe se Higuain (rekordmeni i golave në një sezon të vetëm në Serie A) e në barazi me Angelillo që arriti këto shifra në 1959. Për të arritur rekordin personal në Serie A (22 gola në 33 ndeshje me fanellën e Torinos në 2013-14) mungojnë vetëm tre gola dhe ka në dispozicion 20 ndeshje kampionati.

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI