Flash

Lamtumirë Boca, De Rossi e mbyll me futbollin e luajtur: "Dua të kthehem tek familja ime"

Lapsi.al 6 January 2020
Lamtumirë Boca, De Rossi e mbyll me futbollin e luajtur: "Dua të
Daniele De Rossi i thotë lamtumirë Boca Juniors e futbollit të luajtur në të njëjtën kohë. Ish-mesfushori i Romës nuk arriti të bëjë impakt në Argjentinë, megjithëse u prit nga klubi i tij i ri si një lojtar që do të bënte diferencën me eksperiencën dhe karizmën e tij: "Nuk pata probleme fizike, dua vetëm të kthehem në Romë tek familja ime - ka thënë mesfushori në konferencë për shtyp - Eshtë një situatë që shkon kështu nga tetori. Po i them lamtumirë një klubi që më ka hyrë në zemër. Jam i trishtuar, do kisha dashur të luaja edhe 10 vjet të tjerë". Italiani ka shpejtuar të tregojë edhe motivin e largimit nga futbolli dhe kthimit në Itali: "Vajza ime e madhe qendroi në Itali. Është një vajzë që ka nevojë për të atin pranë. Këtu jemi larg, të bësh 14 orë fluturim nuk është se të shkosh me makinë nga Trigoria në shtëpinë time. Nuk ka arsye të tjera, nëse do të isha 25 vjec do të kisha vendosur shumë ndryshe. Nuk ka ndodhur asgjë, por ndjej nevojën të kthehem në Romë". Një ide të qartë për të ardhmen, megjithatë, ish-kapiteni verdhekuq e ka: "Do të vazhdoj të punoj në botën e futbollit, nuk e di ende në cilin rol. Pas Romës nuk mendoja se mund të doja një tjetër klub si Boca. Nuk pata probleme me askënd. Do të jem gjithnjë pjesë e Boca, ndoshta rrugët tona do të takohen përsëri".

Të këshilluara

ide

Kryeministri po flet me veten

Dy fenomenet që Rama identifikoi si problemet themelore të qeverisjes, arroganca dhe mungesa e empatisë, janë tiparet e tij dalluese.  Ku ka zyrtar më arrogant dhe jo-transparent se kryeministri në qeverinë Rama? Si mundet Rama ti kërkojë ministrave të përfshijnë qytetarët në vendimarrje, kur ai vetë nuk i përfshin ministrat në vendimmarrjen e tij?

17:33 Blendi Kajsiu

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

93.19

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI