Flash

Video/ CR7 thyen edhe tabunë e fundit: "Tani shpresoj që Inter të humbasë"

Lapsi.al 6 January 2020
Video/ CR7 thyen edhe tabunë e fundit: "Tani shpresoj që Inter

Cristiano Ronaldo e nis 2020 me një tjetër rekord personal: në të 49' e ndeshjes kundër Cagliari, portogezi zhbllokoi sfidën me një gol që ka një domethënie të vecantë. Me golin ndaj kuqeblùve, në fakt, CR7 ka arritur të shënojë kundër të gjithë skuadrave të Serie A kundër të cilave ka luajtur të paktën një herë. Sezonin e kaluar Ronaldo nuk mori pjesë në transfertën e Sardenjës e në Stadium nuk kishte arritur të shënonte. Një tabù e thyer e më pas e festuar me dy gola të tjerë, që e bënë ti gëzohej tregolëshit të parë sezonal.

Portugezi i gëzohet ditës së madhe personale, pa harruar përfaqësimin e skuadrës. "Gjëja më e rëndësishme është skuadra, luajtëm mirë dhe krijuam shumë raste. Jam i lumtur për tregolëshin, por më e rëndësishme ishte të fitonim për të vënën nën presion Inter. Po përmirësohemi nga ndeshja në ndeshje, jo vetëm mbrojtja, por edhe mesfusha e sulmi. Jemi një skuadër e kompletuar, duhet të përmirësohemi në të gjithë aspektet. Napoli-Inter? Nuk e di nëse do ta shoh, por shpresoj që Inter të humbasë", ka komentuar Ronaldo pas ndeshjes.

Të këshilluara

ide

Si evropianët legjitimuan korrupsionin dhe represionin ndaj revolucionit të flamingove

Nëse përfshirja e familjes Trump e bëri protestën të denjë për vëmendjen e mediave të mbarë botës, pse udhëheqësit evropianë nuk treguan të njëjtën vëmendje ndaj protestuesve shqiptarë? Pse Macroni dhe von der Leyeni u dukën më të shqetësuar për të dëshmuar vazhdimësinë e marrëdhënieve të tyre të mira me Ramën sesa për të kuptuar arsyet e atyre që kërkonin largimin e tij?

11:34 Fatos Lubonja

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

89.76

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Plani për kontrollin e bashkisë/ Çfarë loje po luan Veliaj

Ç ’fshihet pas valës së spastrimeve në bashki? Çfarë simbolizon zëvendësimi në IKMT i një militanti patronazhist si Rigers Sheqeri me një besnik të Lalit si Halit Valteri? Pyetja që shtrohet: A mos Veliaj po mendon të dalë me një kandidat të mbështetur prej tij në garën për Tiranën?

14:39

Si evropianët legjitimuan korrupsionin dhe represionin ndaj revolucionit të flamingove

Nëse përfshirja e familjes Trump e bëri protestën të denjë për vëmendjen e mediave të mbarë botës, pse udhëheqësit evropianë nuk treguan të njëjtën vëmendje ndaj protestuesve shqiptarë? Pse Macroni dhe von der Leyeni u dukën më të shqetësuar për të dëshmuar vazhdimësinë e marrëdhënieve të tyre të mira me Ramën sesa për të kuptuar arsyet e atyre që kërkonin largimin e tij?

11:34 Fatos Lubonja

Me sytë katër

PAPARAZZI