Flash

Serie A/ Juventus poker, Atalanta manita: Ibrahimovic nuk ngjall Djallin

Lapsi.al 6 January 2020
Serie A/ Juventus poker, Atalanta manita: Ibrahimovic nuk ngjall Djallin

Në ditën kur pritej debutimi i Zlatan Ibrahimovic, fushën e dominon Cristiano Ronaldo e Ilicic. Tris i portugezit në pokerin e Juventus, dygolësh i sllovenit në shuplakën e Atalantës ndaj Parmës, ndërsa suedezi nuk arriti të ngjallë Milan, i bllokuar në një barazim pa ngjyrë me Sampdorian.

Rikthehet në krye të kampionatit Juventus, duke marrë përpara Cagliari 4-0. Bardhezinjtë nisin në mënyrën më të mirë vitin e ri, duke lënë pas shpine hidhërimin për humbjen në Superkupë. Tregolësh i Cristiano Ronaldo, një blitz i Higuain në 20 minutat perfekte të torinezëve, asnjë gabim i bërë (ishte pikërisht ky preokupimi i madh i Sarri), një fitore që vlen shumë më tepër se tre pikë të thjeshta. 45 pikë për Juventus, që pret tashmë nëse edhe Inter do të përgjigjet në të njëjtën formë.

E në pritje të milanezëve, një tjetër formacion zikaltër është prezent me pesë gola në portën e Parmës. Atalanta e Gasperinit është befasuese dhe kërcënon Romën për një vend në Champions. Gomez, Freuler e Gossens shkatërruan emiljanët në vetëm një pjesë lojë, përpara se Ilicic të shënojë dy herë në të dytën, duke e ngjitur formacionin bergamask në vendin e 5 me 34 pikë, një më pak se Roma.

Zhgënjyes Milan, që edhe me 35 minuta në fushë të Ibrahimovic nuk zgjidh krizën e rezultateve. Vetëm 0-0 në San Siro përballë Sampdoria, ndërkohë që në ndeshjen tjetër Bolonja nuk shkon më shumë se 1-1 me Fiorentinën.

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI