Flash

Lewandowski golashënuesi më i mirë në botë për 2019: Mbappé i frikësohet Sterling

Lapsi.al 25 December 2019
Lewandowski golashënuesi më i mirë në botë për

Robert Lewandowski përgatitet të mbyllë vitin 2019 si kryegolashënuesi më i mirë në botë. Sulmuesi polak, nga janari i kaluar, ka shënuar 54 gola në 58 ndeshje me Bayern Mynih dhe kombëtaren e tij, duke bërë më mirë se të gjithë kampionët e mëdhenj. Pas polakut është renditur Lionel Messi, që ka shënuar 'vetëm' 50 gola, e Kilyan Mbappé, që është ndalur momentalisht në 44.

Lojtari i kombëtares franceze rrezikon madje të humbasë shkallën e fundit të podiumit përballë Raheem Sterling, që ka shënuar 41 gola e ka ende dy ndeshje për të luajtur deri në fund të vitit. Cristiano Ronaldo ka shkuar në gol 39 herë në 2019, por kaq nuk mjafton të krahasohet me Lewandowski e Messi, edhe pse është e qartë se në Serie A nuk është e lehtë të kalohen mbrojtjet kundërshtare.

Lewandowski vitin e kaluar ishte shënuesi i tretë më i mirë pas Messi e Cristiano Ronaldo. Për herë të nëntë në 10 sezonet e fundit, edhe Messi ka kaluar barrierën e 50 golave, por nuk ka arritur të mbajë hapin e cmendur të sulmuesit të Bayern Mynih.

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI