Flash

Juventus nis shitjet: Mandzukic firmos me Al Duhail

Lapsi.al 24 December 2019
Juventus nis shitjet: Mandzukic firmos me Al Duhail
Befasia e dytë brenda ditës për Mario Mandzukic, që ka gjetur akordin ekonomik me Al Duhail e ka firmosur kontratën e tij të re. Në orët e fundit dukej se transferimi i tij në Qatar dështoi, por me sa duket katariotët janë rikthyer me ofertë të përmirësuar dhe e kanë bindur. Sulmuesi kroat largohet kështu nga Juventus pasi muajt e fundit përfundoi jashtë skuadre. Njoftimi zyrtar ka mbërritur me një tëeet të Al Duhail, me foton e firmës në kontratë, shoqëruar edhe me një zemër. Një histori dashurie ajo mes Juventus e Mario Mandzukic që prfundoi keq. Si lider kryesor nën administrimin e Allegri, me ardhjen e Sarrit, kroati në fillim doli në merkato e pastaj përfundoi jashtë skuadre. Për gjashtë muaj është stërvitur më vete në Continassa e tani i ka thënë po milionev të Qatar ku do të gjejë mikun e tij Benatia. Një epilog i pabesueshëm për një lojtar që në këto vite ka bërë diferencën për bardhezinjtë: përfundon gjithcka pas katër vjetësh, 118 prezenca e 31 gola, gati të gjithë të rëndësishëm.

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI