Flash

Solskjaer blindon Pogba: "Eshtë mesfushori më i mirë në botë"

Lapsi.al 24 December 2019
Solskjaer blindon Pogba: "Eshtë mesfushori më i mirë në

Në majë të listës së dëshirave të Real Madrid e Juventus, prej kohësh gati të lëvizin për të, Paul Pogba duket i destinuar të mbetet një ëndërr. Kjo, të paktë, sipas fjalëve të Solskjaer: "Është mesfushori më i mirë në botë - sqaron tekniku i Manchester United -. Në fushë kundër Neëcastle? Të shohim si do ndihet. Ka bërë vërtetë mirë që kur është kthyer (në fushë për herë të parë kundër Ëatford, që nga dëmtimi në fund të shtatorit). Mund të jetë që të zbresë në fushë nga minuta e parë".

Pogba, që kishte luajtur vetëm dy herë nga fundi i gushtit për shkak të një dëmtimi në kavilje, është kthyer të dielën me United që ishte nën dy gola disavantazh. "Mund të luajë kudo, në të gjithë mesfushën. Kjo është e bukur kur ke Paul, sepse është mesfushori më i mirë në gjithë botën", ka shtuar tekniku i United, që ka pranuar se 26 vjecari nuk do të jetë në listën e transferimeve të janarit, pavarësisht kontakteve me Real Madrid.

Pavarësisht fitoreve të kohëve të fundit me Tottenham e Manchester City, United është në vendin e tetë në Premier League, shtatë pikë pas vendit të katërt të Chelsea. Solskjaer ka pranuar se progreset kanë qenë më të ngadalta se parashikohej, por ka konfirmuar se është përqendruar në zhvillimin e një skuadre në gjendje të dominojë: "U deshën vite në Liverpool për të arritur aty ku është e duhet të vazhdojmë të ndërtojmë sepse është ajo që duam të arrijmë", ka përfunduar norvegjezi.

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI