
Ndërhyrjet e njëpasnjëshme të policisë nuk i kanë dhënë fund protestës së 28 Nëntorit në kryeqytet. Qytetarët janë rigrumbulluar në sheshin “Skënderbej”, pak pasi forcat e rendit i kishin shpërndarë nga zona.
Policia ka përdorur sërish sasi të konsiderueshme gazi lotsjellës, duke mbuluar pothuajse të gjithë sheshin me një re të dendur tymi. Sipas raportimeve nga vendngjarja, ndërhyrja ka ndodhur në një moment kur nuk po regjistroheshin përplasje mes protestuesve dhe efektivëve. Për shkak të përqendrimit të lartë të gazit lotsjellës, qytetarët janë detyruar të largohen përkohësisht nga sheshi.