Idetë e Rino Gattuso janë të qarta. Sektori i fushës për t’u riforcuar është mesfusha, ku Napoli është nën organikë, por mbi të gjitha mungon një regjizor. Ai i organizatorit është një rol themelor në linjën e mesfushës me tre të Gattuso. Për këtë arsye trajneri i ri i të kaltërve ka vënë Lucas Torreira në krye të listës së dëshirave.
Sikurse zbulon IlMattino.it tratativa me Arsenalin – që sapo ka ndryshuar prej pak ditësh drejtimin teknik duke kaluar nga Emeri tek Arteta – është ende në fillimet e para, por përshtypja është që distanca mes kërkesës (35 milion) dhe ofertës (jo më shumë se sa 30) mund të jetë e kufizuar mes bonuseve dhe shifrave të ndryshueshme. Alternativa mbetet gjithmonë Sander Berge i Genk mbi të cilin gjurma e Napolit është tashmë prej disa muajve. Norvegjezi kërkon mbi të gjitha garanci nga pikëpamja teknike.
Po punohet edhe për sulmin atje ku Gattuso ëndërron një sulmues më shumë për ta alternuar me Insigne, Lozano dhe Callejon. Nga momenti që me treshen e sulmit, Ringios i mjaftojnë dy qendërsulmues (Milik dhe Mertens), Llorente mund të jetë i tepërt dhe atëherë do të bëhet ai pedina e shkëmbimit ideal për të arritur tek Matteo Politano. Diskutimi mes Napolit dhe Interit është aty, sepse Conte do të donte shumë një tjetër sulmues fizik për t’ia bashkuar Lukakut, ndërsa Gattuso është në kërkim të një sulmuesi të shpejtë për ta vendosur në krahë. Formula e studiuar është ajo e huazimit për gjashtë muaj.
E gjitha duket e varur nga rinovimet e mundshme të Callejon dhe Mertens. Me palët tratativa nuk është shumë e lehtë, por vëmendja nga ana e Napolit është ajo që të provojë të bindi të paktën belgun me një zgjatje për të paktën dy vjet me të njëjtat shifra aktuale (4 milion në vit). Mbi të gjitha nga Gjermania është Borussia Dortmund që tenton Dries, edhe pse për momentin kontakte zyrtare nuk ka pasur. Vetëm nga shkurt e më pas, në fakt, belgu do të jetë i lirë të diskutojë me një tjetër klub dhe të gjejë një marrëveshje duke nisur nga qershori 2020.