Flash

Më i miri në Champions është Real: Juventus, me dy trofe, është para Milan me shtatë

Lapsi.al 23 December 2019
Më i miri në Champions është Real: Juventus, me dy trofe,

Studimi i klasifikimeve, të cdo lloji qofshin, nuk të lodh kurrë, me renditjet që nisin menjëherë lojën zbavitëse "X është më i mirë se Y". Këtë herë debatin e nisi Uefa, kur në faqen zyrtare publikoi një renditje më skuadrat më të mira të të gjitha kohërave në Champions League. Si parametra janë marrë rezultatet e cdo ndeshje të luajtur, edhe paraeleminatoret, duke ndikuar me dy pikë për cdo fitore e një për cdo barazim. Në krye të klasifikimit është noramle të jetë Real Madrid, me 13 trofe, i ndjekur me 120 pikë distancë nga Bayern Mynih, ndërsa Barcelona merr shkallën e fundit të podiumit. E cuditshme është se Juventus në vendin e 5 e me vetëm dy trofe, është pozicionuar para Milan, megjithëse kuqezinjtë kanë fituar shtatë.

Ato që janë të penalizuara në këtë rast janë pjesëmarrësit në Kupën e Kampionëve në formatin e përplasjeve direkte, duke qenë se kanë diskutuar mesatarisht shumë më pak ndeshje për cilindo kompeticion. Në ditët e sotme të kualifikohesh në fazëën e grupeve pas tre ndeshjet paraeleminatore e një playoff prodhon 14 ndeshje. Aston Villa (kampione në sezonin 1981/82) është e 128°, ndërsa Nottingham Forrest ndjek Vasas, Dynamo Dresden, Cluj e Villareal në vendin e 112°, pavarësisht dy kupave në palmares. Skuadra më e keqe? Luksemburgasit e Avenir Beggen, sot të rrëzuar në divizionin e tretë kombëtar: për ta 6 pjesëmarrje, zero pikë e një gol i vetëm i shënuar kundër 56 të pësuar. Më të fundit se kaq...

KLASIFIKIMI

1 - Real Madrid (Spa)

2 - Bayern Monaco (Ger)

3 - Barcellona (Spa)

4 - Manchester United (Ang)

5 - Juventus (Ita)

6 - Milan (Ita)

7 - Liverpool (Ang)

8 - Benfica (Por)

9 - Porto (Por)

10 - Ajax (Holl)

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI