Flash

Fiorentina zgjedh trajnerin e ri, Commisso: "U detyruam të ndryshojmë nga renditja"

Lapsi.al 23 December 2019
Fiorentina zgjedh trajnerin e ri, Commisso: "U detyruam të

Tani është zyrtare. Beppe Iachini është trajneri i ri i Fiorentinës, duke zëvendësuar kështu të shkarkuarin Vincenzo Montella. Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi viola pas humbjes me Romën. Iachini, që ka lindur në Ascoli Piceno në 7 maj 1964, ka veshur, si futbollist, fanellën e Fiorentinës për 127 ndeshje mes 1989 e 1994, ndërsa si trajner ka udhëhequr, ndër të tjera, Sampdoria, Palermo, Sassuolo e Udinese.

"Dua të falenderoj Vincenzo Montella për impenjimin e seriozitetin e treguar këtu tek Fiorentina. Situata aktuale e klasifikimit na detyroi të kryenim ndryshimin e udhëheqjes teknike. Kemi zgjedhur Iachini sepse është një njeri me peshë, i lidhur me Firencen e Fiorentinën. Tani duhet të qendrojmë të bashkuar e të rikthehemi në rrugën e duhur sa më shpejt, të gjithë së bashku", ka thënë presidenti Rocco Commisso.

Iachini do të prezantohet me shtypin në 28 dhjetor. Tekniku i ri viola do të kryejë seancën e parë stërvitore në Qndrën Sportive Davide Astori një ditë më pas.

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI