Flash

Milan përfshihet nga polemikat: Leao tymos në diskotekë pas 5-0 ndaj Atalanta

Lapsi.al 23 December 2019
Milan përfshihet nga polemikat: Leao tymos në diskotekë pas 5-0
Nuk është një moment i thjeshtë në kampin e Milan, që të dielën është shkatërruar 5-0 nga Atalanta në ndeshjen e fundit të 2019. Ajo që në fakt ka bërë të tërbohen tifozët, përtej humbjes së rëndë, janë disa video që kanë shprthyer në rrjetet sociale në orët e fundit: në njërën prej tyre protagonist është Rafael Leao (të dielën titullar e nën ton në Bergamo), i filmuar në diskotekë nga një mik ndërsa tymos e ngre dolli; në tjetrën, shihet Davide Calabria duke kënduar këngët e Ligabue në një restorant në provincën e Bergamos. Dy video që nuk i kanë pëlqyer fare tifozëve tifozëve, që kërkojnë respekt e seriozitet më të madh në një moment të komplikuar e pas një 5-0 të vështirë për tu kapërdirë. Calabria, në realitet, po festonte ditëlindjen e tij (ka lindur në 6 dhjetor por dje ishte dita e festës) me miqtë, por shumë nuk e kanë pëlqyer veprimin e tij. Leao ka reaguar përmes një postimi, duke u justifikuar se video në qarkullim është e vjetër. Ndoshta është edhe kështu, por vështirë se tifozët e Milan mund të qetësohen...

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI