Flash

Në një fushë të përmbytur Bylisi i bën presion kreut: Luftëtari i dorëzohet Guindos

Lapsi.al 22 December 2019
Në një fushë të përmbytur Bylisi i bën presion

Nuk mund të kërkosh asgjë në lidhje me lojën, apo situatat taktike, në një ndeshje si ajo që u luajë në Ballsh, në një fushë si ajo e Adush Muçës. Bylis fiton minimalisht kundër Luftëtarit, por edhe aq është mëse e mjaftueshme për ti bërë presion kreut të klasifikimit. Vendosi Guindo në pjesën e parë falë një penalltie, që i vuri përfund gjirokastritët.

Një ndeshje e luftuar nga të dyja ekipet, kjo edhe për shkak të terrenit të rënduar, me Bylisin që në fakt ishte më dominues gjatë gjithë takimit. Ekipi i Dovedan kërkonte vazhdimësinë, për të mos iu ndarë kreut të renditjes, duke shpresuar sigurisht edhe në hap fals të Kukësit. Episodi vendimtar ishte ai i minutës së 36, kur nga pika e bardhë Guindo nuk zhgënjeu, duke i dhënë mallakastriotëve një fitore të merituar.

Me këtë fitore Bylisi ngjitet në vendin e parë me 30 pikë, po aq sa Kukësi, i cili pas pak minutash do të përballet me Skënderbeun. Ndërkohë Luftëtari mbetet në vendin e parafundit me vetëm 11 pikë.

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI