Flash

Probleme në zemër për Blind: operohet mbrojtësi tani me defribilator

Lapsi.al 21 December 2019
Probleme në zemër për Blind: operohet mbrojtësi tani me
Ajax tronditet dhe këtë nuk e bëjnë rezultatet, por gjendja shëndetësore e mbrojtësit Daley Blind, i biri i legjendës Danny. Hollandezi është diagnostikuar me miokardit. Probleme të vogla në zemër, asgjë e parregullueshme, por as për tu nënvleftësuar. Komunikata e Heshtarëve njofton se për shkak të një inflamacioni të miokardit, mbrojtësi është operuar dhe tani i është instaluar një defibrilator. E gjitha nisi në ndeshjen e Champions kundër Valencia, që e bindi lojtarin dhe klubin të hetojë më thellë për shqeyësimet që kishte. “Mbrojtësi qendror i është nënshtruar një vizite mjekësore të hollësishme në ditët e fundit, si pasojë e marrjes së mendjes që e kanë shqetësuar gjatë ndeshjes Ajax-Valencia”. Operacioni është kryer me sukses dhe Blind ka dashur të qetësojë tifozët me një postim në rrjetet sociale. “Para të gjithash dua tiu falenderoj për mesazhet që më keni dërguar. Më kanë gëzuar dhe më kanë ndihmuar shumë. Gjëja më e rëndësishme është se ndihem mirë dhe do të mundohem të kthehem sa më shpejt”, shkruan hollandezi. E Ajax, në këtë moment të komplikuar ka nevojë për lojtarë si ai, me klas, eksperiencë e që kur luajnë Heshtarët…vendos zemrën.

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI