Flash

Gjest i rrallë tek Inter: golashënuesi Lukaku i lë penalltinë talentit Esposito

Lapsi.al 21 December 2019
Gjest i rrallë tek Inter: golashënuesi Lukaku i lë

Në moshën 17 vjecare Sebastiano Esposito, në thirrjen e parë si titullar në Serie A, kundër Genoa në San Siro ka lënë shenjën e tij me një 11 metërsh të shndërruar në gol në minutën e 19' të pjesës së dytë. Goli i parë në kampionat, për 3-0 provizor të zikaltërve, por që ka dëshmuar në fakt një tjetër gjë: forcën e grupit dhe unitetin që po shtyn përpara Interin e Antonio Conte.

Pikërisht kështu, sepse ka qenë Romelu Lukaku që i ka lënë të riut mundësinë të godiste nga pika e bardhë, duke i dhënë kënaqësinë e golit në ditën që zëvendsoi të skualifikuarin Lautaro Martinez. Penalltia u fitua nga Gagliardini për një faull në zonë të Agudelo, por një golashënues që kërkon këpucën e Artë në sezonin e tij të parë në një kampionat si Romelo Lukaku, është një gjest i rrallë të heqësh dorë nga një gol, për ti dhënë kënaqësinë një djaloshi premtues.

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI