Flash

Briken Çalja, tre medalje në Katar për një vit të jashtëzakonshëm

Lapsi.al 21 December 2019
Briken Çalja, tre medalje në Katar për një vit të

E ka kondicionuar dëmtimi që kaloi, sepse ndoshta në këtë moment do të ishim duke folur për tjetër vlerë medaljesh nga Briken Calja. Tre të bronxta në Qatar Grand Prix e kanë cuar në 13 numrin e atyre të fituara nga peshëngritësi shqiptar në harkun e një viti, si një tjetër kuqezi më parë.

Kampioni i Europës nuk ka shkuar në kondicionin më të mirë të tij, e megjithatë nga kualifikueset për lojërat olimpike Tokio 2020, është kthyer me tre medalje të bronxta, në shkëputje, shtytje e dygarësh. Një 2019 e jashtëzakonshme për Caljan, që e ka cuar numrin e medaljeve në 13, në kompeticionet ndërkombëtare, në një vit të rëndësishëm, si është ai përpara Lojërave Olimpike.

MEDALJET E 2019

-1 medalje ari dhe 2 argjendi në Europian 2019 (Gjeorgji)

-1 medalje bronzi në Botëror 2019 (Tajalandë)

-1 medalje argjendi dhe 2 bronzi në Mediterranean Kubë 2019

-3 medalje argjendi në Tournament 2019

-3 medalje bronzi në Grand Prix Katar 2019.

Natyrisht në pritje të rezultateve që do të arrijnë dy peshëngritësit e tjerë kuqezinj Erkand Qerimaj e Krenar Shore, në Qatar Grand Prix, tre medaljet e bronxta të Caljes janë një ogur i mirë për peshëngritjen shqiptare, që po tenton të kthehet edhe njëherë në nivele të larta dhe të jetë e aftë të pretendojë medalje edhe në një turne madhor si Olimpiada...

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI