Flash

Zyrtare/ Commisso nuk e përballon 1-4: Fiorentina shkarkon teknikun Montella

Lapsi.al 21 December 2019
Zyrtare/ Commisso nuk e përballon 1-4: Fiorentina shkarkon teknikun

Aventura e dytë e Vincenzo Montella në pankinën e Fiorentina ka marrë fund. Drejtori sportiv viola Daniele Pradé e drejtori i përgjithshëm Joe Barone janë prezantuar në qendrën sportive për ti komunikuar shkarkimin teknikut, pas 1-4 në shtëpi nga Roma. "Objektivi është ti japim një shkundje të menjëhershme sezonit në vazhdim" lexohet në komunikatën e shkarkimit. Në garë për pankinën janë Iachini e Di Biagio, edhe pse ëndërra e Commisso është Spalletti.

Decizivë rezultatet e këqija sezonale, pas një pjese të parë, me sinjale zgjimi pas një sezoni të kaluar të turbullt, por Montella-bis në Firenze nuk bëri kurrë diferencën e numrat janë të pamëshirshëm. Nga moment i rikthimit në Firenze në vend të Pioli, Montella ka drejtuar Fiorentinën në katër fitore në 24 ndeshje të luajtura, duke humbur 13. Shpëtimi në frymën e fundit pas 0-0 kundër Genoa i ka lejuar të mbante në kontroll skuadrën edhe në fazën e parë të këtij sezoni, deri në 1-4 kundër Romës "së tij". Shumë edhe për Commisso që ka vendosur shkakrkimin e tij të parë në Itali.

KOMUNIKATA E KLUBIT

"ACF Fiorentina komunikon se ka liruar Vincenzo Montella nga detyra e trajnerit të skuadrës së parë.

Vnedimi i Klubit mbërrin në përfundim të një analize të gjatë e të kujdesshme të përfaqësimeve e të rezultateve të skuadrës. Objektivi për ti dhënë një shkundje të menjëhershme e positive sezonit në vijim e nevoja për të zbritur në fushë me qetësi e grintë për ndeshjet e ardhshme, kanë shtyrë Pronarët e drejtuesit në vendimin për të larguar nga detyra teknikun aktual. Fiorentina falenderon Vincenzo Montella e stafin e tij për impenjimin e seriozitetin e dhënë këto muaj e i uron suksese profesionale në karrierë në të ardhmen”.

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI