Flash

Lukaku bën babagjyshin: Inter, poker ndaj Genoa për një Krishtlindje në krye

Lapsi.al 21 December 2019
Lukaku bën babagjyshin: Inter, poker ndaj Genoa për një

Inter luan poker. 4-0 ndaj Genoa mbyll 2019 zikaltër e i dhuron një Krishtlindje të lumtur në San Siro. Conte kthehet kështu ti bashkohet Juventus në krye të kampionatit, duke dominuar një ndeshje që në pjesën e parë. Inter i mjafton të ushtrojë presion në gjysëmfushën kundërshtare për të cuar në konfuzion total Genoa. E nga një gabim i tyre vjen avantazhi i Lukaku në minutën e 31', pas krosimit perfekt të Candreva.

As koha për të vënë topin në qendër se Gagliardini dyfishon, falë një devijimi, duke vënë në siguri rezultatin. Për Genoa është e vështirë, e Radu eviton golin e tretë pas një cmendurie të Romeros, duke bllokuar të majtën e Lukaku, sapo rifilloi loja. Miqtë godasin për herë të parë drejt portës kundërshtare pas rreth një ore lojë, me tentativën e Sanabria e devjuar në korner nga Handanovic.

Në të 19', është momenti që San Siro priste, e mbërriti nga një gabim foshnjarak i Agudelo ndaj Gagliardini: nga 11 metrat shënon Esposito, të cilit Lukaku i lejoi nderin të transformonte, me mbështetjen e gjithë stadiumit. Në minutën e 26', qendërsulmuesi belg shënon dygolëshin e merituar, duke konkluduar me një silurë të vërtetë në trekëndësh një aksion spektakolar të ndërtuar nga Vecino e Candreva. Për Inter një mbyllje pozitive, edhe për rikuperimin e Sensi, ndërsa Thiago Motta rrezikon shkarkimin, në kohën kur Preziosi ka kontaktuar Diego Lopez.

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI