Flash

Krishtlindja nuk sjell Vidal: Barcellona refuzon propozimin e Inter

Lapsi.al 22 December 2019
Krishtlindja nuk sjell Vidal: Barcellona refuzon propozimin e Inter

Është një krah i hekurt tani mes Inter e Barcellona për Arturo Vidal. Zikaltrit janë në kërkim të një përforcimi në mesfushë për të vazhduar sfidën titull me Juventus e dëshirojnë të risjellin kilenin në Serie A, por pa prishur ekuilibrat. Për këtë, oferta për spanjollët ishte ajo e një huazimi për gjashtë muaj, plùs të drejtën e blerjes për 20 milionë euro. Nuk është mjaftueshëm për Barcelonën, që e konsideron jo të denjë. Përgjigjen ia ka bërë të qartë menaxherit të Vidal, Fernando Felicevich, që gjatë javës ka takuar drejtuesit katalanas për ti prezantuar interesimin e Inter.

Kështu, Barcellona duket se nuk ka ndërmend të lëshojë, nëse nuk përmbushen kushtet e tyre. Me shumë mundësi, spnjaollët duan shitjen përfundimtare ose detyrim blerjen në qershor, për një shifër ende të papërcaktuar, por më të lartë se ajo që erdhi nga Milano.

Mbi të gjitha, tekniku Ernesto Valverde nuk duket i bindur për tu privuar nga mesfushori, pavarësisht se nuk po i jep shumë hapësirë, si në kampionat, ashtu edhe në Champions League. "Vidal është lojtari ynë, ka shënuar një gol e nuk besoj se mund të largohet", ka thënë ai pas suksesit në Liga ndaj Alaves. Që ka parë pikërisht Vidal të shënojë e të festojë në mënyrë energjike, aspak si një lojtar pranë largimit.

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI