Flash

Mourinho nis derbin e Londrës, pickon Arteta-Arsenal: “Dikur merrej trajneri me më shumë fitore”

Lapsi.al 22 December 2019
Mourinho nis derbin e Londrës, pickon Arteta-Arsenal: “Dikur merrej

Jose Mourinho nuk ndryshon. Edhe tani që është në krye të Spurs vazhdon ti bëjë vetes një pyetje specifike që e mundon prej kohësh, sepse nuk arrin ta kuptojë. Bëhet fjalë për zgjedhjet e klubeve për të marrë trajnerë që janë në hapat e para, duke rrezikuar shumë, dicka e ngjashme si Guardiola tek Barcellona. Në atë rast shkoi mirë, por në shpesh rezultati është zhgënjimi. Special One, duke iu referuar ndeshjes Everton-Arsenal, ka dhënë këto deklarata, që i drejtoheshin dukshëm Mikel Arteta e mbi të gjitha pronarëve të Gunners: “Ndoshta tani zgjidhen teknikët me më pak humbje në curriculum, jo ata me më shumë fitore – ka thënë Mourinho -. Ancelotti ka tre Champions, ka fituar kampionate në Itali, Francë e Angli, ka ngritur kupa këtu apo atje. Ka humbur, ndoshta 200 ndeshje; unë rreth 150-180”.

E si për ti dhënë më shumë piper deklaratës vazhdoi: “Ndërkohë tani nuk bëhet fjalë sa kemi fituar, por sa kemi humbur. Kështu që ndoshta trajnerët më të mirë janë ata me zero humbje…”. Referimi për Arteta është i qartë, duke qenë se u zgjodh nga Arsenal pa drejtuar kurrë një skuadër të parë, që kur vari këpucët në gozhdë. “E vetmja arsye për mua është që drejtuesit shkojnë të shohin vërtetë kush ka më pak humbje, e atë që ka më pak e marrin në detyrë. Përndryshe, nuk arrij ta shpjegoj”, përfundoi Mou.

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI