Flash

Matuidi rrëfen dramën nga Remuntada: "Pas 6-1 mendova të hiqja dorë, më vinte shumë turp”

Lapsi.al 22 December 2019
Matuidi rrëfen dramën nga Remuntada: "Pas 6-1 mendova të

Blaise Matuidi, një pikë force e mesfushës së Juventus e Kombëtares së Francës, është kthyer të flasë për atë Remuntada që pësoi në kohët kur luante për Psg, nga ana e Barcellona. Gjithcka ndodhi në sezonin 2016/17, blaugrana (që u eleminuan më pas nga Juventus në cerekfinale), në një mbrëmje legjendare “Camp Nou” përmbysën 4-0 e pësuar në ndeshjen e vajtjes në 1/8 e Champions League, duke fituar 6-1 e duke kaluar raundin falë golit deciziv të Sergi Roberto.

Një moment shumë i vështirë për numrin 14, si e rrëfen vetë për mikrofonët e RMC: “Ishte e vështirë ta pranoje atë humbje. Në atë moment nuk arrija të besoja atë që ndodhi, thosha se nuk ishte e mundur e se nuk doja të luaja më futboll. Mendova se e mbylla me këtë sport, më vinte turp nga vetja. Por futbolli ndonjëherë është kështu. Por në Paris ka patur momente shumë të bukura, disa të mrekullueshëm, e mundohem të mbaj mend vetëm ato”.

Ndoshta ishte pikërisht ajo ndeshje që e bindi francezin të largohej drejt Torinos, tek Juventus, ku mendon se mund të fitojë Champions: "Erdha tek Juventus vetëm për të fituar Champions League", deklaroi vetëm dy ditë më parë mesfushori.

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI