Flash

Video/ I shkreti Djall: Atalanta e Gjimshitit i jep një shuplakë që Milan do ta mbajë mend

Lapsi.al 22 December 2019
Video/ I shkreti Djall: Atalanta e Gjimshitit i jep një shuplakë

Turpërim është pak: humbja më e keqe sezonale mbyll një 2019 skandaloz. Festa e Krishtlindjes është e gjitha për Atalantën e Gasperinin që ka bërë mrekullinë me bergamaskët. Zikaltrit që vinin nga humbja me Bolonjën i beson një të rigjeturi Gomez; ndërsa kuqezinjtë në kërkim të golit, që në ndeshjen e fundit kundër Sassuolo prishi festën e 120 vjetorit: vetëm 0-0. Për të tentuar ringritjen Pioli provoi Leao në tridhëmbëshin me Suso e Calhanoglu, duke lënë Piatek në pankinë. Por diferenca e numrave mbetej e dukshme: Atalanta zbriste në fushë me 38 gola të realizuar, Milan me 16. E gjatë ndeshjes hendeku vetëm u zmadhua.

Ilicic me një kthesë të bukur në minutën e dytë e bëri të qartë drejtimin e ndeshjes, që sihte ekskluzivisht në anën e Atalanta, që mori avantazhin në minutën e 10’: Gomez nisi nga e majta, shmangu Conti me një prekje të lehtë, e me të djathtën tundi rrjetën. Dominimin e certifikoi traversa e Pasalic nga jashtë zonës: Milan vuajti presingun dhe në anët e Gollinit nuk u pa pothuaj fare. Mundësia më e mirë e Milan ishte një konkluzion nga distanca e Rodriguez. Zvicerani lë lojën i dëmtuar në fundin e pjesës së parë, i zëvendësuar nga Calabria, që në të majtë nuk mundi ti vinte fre sulmeve të bergamaskëve.

15 minuta pas rifillimit duhen që Atalanta të dyfishojë. Pasalic shënon, por si ish-kuqezi nuk feston. Është festë e madhe për zikaltrit që shënojnë të tretin dy minuta më pas, kohë në të cilën Pioli kishte hedhur në fushë Piatek për Bonaventura. Tentativa për të forcuar sulmin u rrëzua nën goditjet e Ilicic, tepër i inspiruar. Nuk ka përfunduar me aq sepse po Ilicic bën poker me një goditje të fuqishme, këtë herë me këmbën e tij të preferuar, të majtën. Nuk ka reagim kuqezi, sepse Atalanta është asfiksuese: Muriel, i sapofutur, shënon edhe golin e pestë, duke kaluar edhe Donnarumma. Portieri të paktën evitoi golin e 6-0 të Gosens, në një ndeshje ku nuk pati ndeshje: Atalanta ishte një makinë perferkte, Milan një ingranazh në të cilin nuk ka një pjesë të vetme që funksionon: mbrojtja rrëzohet, mesfusha nuk mban, sulmi është plotësisht inekzistent.

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI