Flash

Video / Superkupa e Italisë vishet bardhekaltër: Lazio turpëron Juventus për herë të dytë

Lapsi.al 22 December 2019
Video / Superkupa e Italisë vishet bardhekaltër: Lazio turpëron

Përfundon me triumf 2019-a për Lazio, që në Riad (Arabia Saudite) ka tejkaluar Juventus 3-1 dhe ka fituar Superkupën italiane. Skuadra e Inzaghi zhbllokoi rezultatin në minutën e 16'-të me golin e Luis Alberto, por arrihet nga Dybala në minutën e 45'-të, përpara pushimit të ndeshjes. Në pjesën e dytë është Lulic që i ka dhënë avantazhin bardhekaltërve duke shënuar në minutën e 73'-të dhe më pas Cataldi ka mbyllur llogaritë në minutën e 94'.

Njësoj si në kampionat: Lazio është skuadra e vetme që e ka mposhtur Juventus në këtë sezon dhe e ka bërë dy herë. Maurizio Sarri tashmë duhet të kuptojë se skuadra e tij ka një pikë të dobët, por nëse tekniku i bardhezinjve nuk e kupton ende se cfarë nuk shkon, atëherë vlen të marrë shënime nga Simone Inzaghi.

Për Lazio është një moment lavdie. Senad Lulic në 2013 vendosi finalen e Kupës së Italisë kundër Romës e ai gol në minutën e 71 dukej se mjaftonte për kujtimet e lumtura laciale. Nuk është fare kështu, në Riad, në këtë Superkupë të cuditshme arabike, u dhurua një replay që i con në dimensione miti bardhekaltrit. Në minutën e 73, krosimin e Lazzari e devijimin e Parolos e ka dërguar në këndin e pambuluar të portës juventine pikërisht Lulic. Ndeshja u vendos aty, edhe pse Cataldi, në shtesë, dha spektakël me goditjen e dënimit të jetës, për 3-1 përfundimtar.

Simone Inzaghi ka ndërtuar një replay të ndeshjes së kampionatit fituar dy javë më parë në Olimpico me të njëjtin rezultat. Dy ndeshjet nuk janë binjake, por afrojnë sigurisht: Lazio rezistoi kundër skuadrës më të mirë të Italisë, fitoi 11 kundër 10 (karton i kuq i Bentancur në shtësë) e ka ngritur në piedestal lojtarët punëtorë. E kështu, Lazio arrin tek 16 trofe kundër 15 të Romës, duke marrë edhe kënaqësinë e dytë brenda një nate të vetme...

https://www.youtube.com/watch?v=V-p2wEu_hNg

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI