Flash

Stuhi dënimesh mbi Juventus: Bentancur skualifikohet tre ndeshje, e pësojnë edhe Sarri, Nedved e Paratici

Lapsi.al 23 December 2019
Stuhi dënimesh mbi Juventus: Bentancur skualifikohet tre ndeshje, e

Asgjë nuk shkon mirë për Juventus në këto dy javë. Pas humbjes së dytë kundër Lazio, atë në Superkupën e Italisë, ka ardhur edhe stuhia disiplinore për bardhezinjtë. Gjykatësi Sportiv ka ndëshkuar Rodrigo Bentancur me tre ndeshje skualifikim e 10mijë euro gjobë: një për kartonin e dyfishtë të verdhë në finalen me Lazio e dy të tjerat plus gjobën, "për afrimin kokë më kokë, me pamje kërcënuese, ndaj arbitrit të katërt, e përdorimin kundër tij të një shprehje vulgare e fyese".

Tekniku i Juventus, Maurizio Sarri, është paralajmëruar, ndërsa drejtuesit bardhezinj Pavel Nedved e Fabio Paratici kanë marrë një gjobë prej 5 mijë euro secili "pas në përfundim të ndeshjes, në afërsi të dhomave të zhveshjes arbitrale, kanë pasur një sjellje pa respekt kundër bashkëpunëtorëve të Prokurës federale". Bentancur do të humbasë kështu ndeshjet kundër Cagliari, Roma e Parma.

Një javë skualifikim për lojtarët e Lazio, Lucas Leiva e Luis Alberto, që ishin të rrezikuar dhe morën karton të verdhë gjatë ndeshjes.

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI