Flash

F1/ Ferrari i trefishon pagën Leclerc: rinovimi përjashton ardhjen e Hamilton

Lapsi.al 23 December 2019
F1/ Ferrari i trefishon pagën Leclerc: rinovimi përjashton ardhjen e
Tani është zyrtare: Charles Leclerc do të mbetet tek Ferrari deri në 2024. Skuderia e Maranello ka konfirmuar zgjatjen e kontratës me 22 vjecarin, përmes një komunikate në të cilën njofton se "ka rinovuar kontratën me Charles Leclerc deri në sezonin 2024". Është prekur gjithashtu edhe pagesa e pilotit, që tani duhet të shkojë në 9 milionë në sezon, afërsisht trefishi i asaj që përfiton aktualisht. Një dhuratë e bukur Krishtlindje për Leclerc, që në vitin e parë tek Ferrari ka impresionuar: në krah të Sebastian Vettel, 4 herë kampion bote, jo vetëm që nuk bëri figurë të keqe, por shkëlqeu me vendosmëri e shpejtësi. Arritjet e tij sezonale fiksuan 7 pole position e 2 fitore, e para në Spa dhe e dyta në Monza (për të cilën është vlerësuar si shpërthimi i vitit nga Gazzetta Sports Aëards): tregojnë aftësitë e tij në shpejtësi, por edhe forcë në garat e gjata. Pa llogaritur disa gabime të pashmangshme të moshës së re, mentaliteti e maturia e pilotit nga Monaco janë ato që kanë mrekulluar më shumë. E që natyrisht ka bindur edhe Ferrari të bllokojë për një kohë të gjatë kampionin e tij.

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI