Flash

Juventus godet në janar: gati e kryer për Haaland, e sjell Raiola

Lapsi.al 24 December 2019
Juventus godet në janar: gati e kryer për Haaland, e sjell Raiola

Pas zhgënjimit të humbjes në Superkupë e stuhinë e dënimeve nga disiplina për Bentancur, Sarri, Nedved e Paratici, Juventus hidhet në merkato e vendos duart mbi Erling Braut Haaland, sulmuesi anglo-norvegjez i Salzburg që është zbulimi i pjesës së parë të sezonit duke realizuar 28 gola në vetëm 22 prezenca. Sipas 'Tuttosport' e 'Corriere dello Sport', që japin lajmin në faqet e tyre të para, xhevahiri norvegjez 19 vjecar do të jetë dhurata e parë që Sarri do të gjejë poshtë pemës.

Zonja e Vjetër ka mundur konkurencën e Manchester United, Borussia Dortmund e Leipzig, duke e bindur djaloshin të vishet bardhezi. Pas zërave që ndezën merkaton në dy javët e fundit, sipas të cilave lojtari mund të lirohej për një klauzolë minimale prej 30 milionë vetëm në janar, klubi bardhezi ka përshpejtuar operacionin, duke i shmangur të gjithë falë Mino Raiola, që është menaxheri i lojtarit dhe bëri ndërmjetësin me kampionët e Italisë.

19 vjecari ka preferuar një skuadër që të jetë kompetitive në nivele të larta e ka zgjedhur Juventus, që është gati ti bëjë vend në një repart ofensiv të jashtëzakonshëm sulmi me CR7, Dybala e Higuain. Operacioni duhet të mbyllet për shumën rreth 30 milionë plus ndonjë bonus.

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI