Flash

Ishte në Katar për firmën, Mandzukic kthehet në Itali: nuk i pëlqen pagesa e Al Duhail

Lapsi.al 24 December 2019
Ishte në Katar për firmën, Mandzukic kthehet në Itali: nuk i

Dukej punë e kryer transferimi i Mario Mandzukic tek Al Duhail (klub në të cilin militon edhe Benatia), por ndërkohë kalimi në Qatar i sulmuesit të Juventus mund të dështojë në mënyrë të papritur. Kjo do të ishte e dyta herë pas asaj të verës së kaluar. Lojtari kroat, i ndarë në shtëpi e asnjëherë i përdorur nga Sarri, që nga fillimi i sezonit, ka bërë marsh pas e ka vendosur të kthehet në Itali për cështje ekonomike.

Frenimi i papritur, zyrtarisht, lidhet me akordin ekonomik: palët nuk kanë gjetur gjuhën e përbashkët si përsa I përket kontratës, ashtu edhe për vlerën e kartonit, por vecanërisht problem lidhet me pagesën. Për momentin operacioni është në fazë pritje: nga një anë duken ende mundësitë për ta rikuperuar (Paratici ka thënë: "Jemi tek detajet"), por në anën tjetër eksperienca e verës së kaluar është një precedent i rëndësishëm.

Nëse Mandzukic nuk transferohet në Qatar, do të merren parasysh ofertat e tjera që ka kroati nga ana e klubeve europiane, italiane përfshirë, që tani mund të kthehen e të trokasin në dyert e bardhezinjve për qendërsulmuesin kroat.

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI