Flash

Lampard kundër Mourinho: “Mos e sulmo Rudiger pikërisht tani”

Lapsi.al 24 December 2019
Lampard kundër Mourinho: “Mos e sulmo Rudiger pikërisht
Frank Lampard sulmon Mourinho. Tekniku i Chelsea është rreshtuar në mbrojtje të Toni Rudiger, viktimë e gjesteve raciste gjatë suksesit të së dielës në shtëpinë e Tottenham e i kritikuar nga Special One për sjelljen e mbajtur në aksionin që solli në përjashtimin e Son. “Jam i zhgënjyer nga fakti që Josè vë në dyshim karakterin e Rudiger pikërisht në momentin në të cilin është hapur një hetim mbi fyerjet raciste në dëm të tij - ka thënë ish-numri 8 i londinezëve -Dua të theksoj që e mbroj Tonin me shumë forcë”. Sot është refuzuar apeli i Spurs kundër skualifikimit për 3 ndeshje të koreanojugorit, ndëshkuar për një shkelm ndaj mbrojtësit të Chelsea. Son do të humbasë sfidën e Boxing Day me Brighton përvec transfertave të Norwich e Southampton. Mourinho pretendon se duhet vlerësuar edhe reagimi i Rudiger ndaj ndërhyrjes së Son: “Nuk po i referohem incidentit të racizmit - ka shpjeguar ish-tekniku i Inter - ai është tjerë gjë. Në Premier nuk ka vend për sjellje si ajo e Rudiger. Cohu e sillu si burrë”. Replika e Lampard nuk vonoi: “Të gjithë janë dakord që ndërhyrja e Son ishte për karton të kuq, nuk ishte e keqe, më tepër instiktive, por në futbollin modern ajo ndëshkohet me të kuqe. Nuk do ta vija kurrë në dyshim seriozitetin e Toni”.

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI