Flash

Luan i përgjumur me gishtin e mesit lart: urimi misterioz i Ibrahimovic

Lapsi.al 25 December 2019
Luan i përgjumur me gishtin e mesit lart: urimi misterioz i Ibrahimovic

Cfarë ka dashur të thotë Zlatan Ibrahimovic me postimin e tij të cuditshëm të Krishtlindjes? Pyetja ka ndezur fantazinë e tifozëve kuqezi në rrjetet sociale, që kanë nisur të bëjnë interpretimet e ethshme të merkatos dimërore, duke qenë se pikërisht Milan është klubi që pret një përgjigje nga suedezi: "Do të thotë që nuk vjen", "Po con prapa diellit drejtuesit tanë", "Luanët nuk dorëzohen kurrë". Tifozët e Milan sigurisht që pyesin: përse pikpërisht një luan në ditët në të cilat është afruar me një skuadër që kishte në "Fossa dei leoni" zemrën pulsuese të tifozëve të saj? Imazhi këtu është shumë i qartë: një luan, pikërisht, që pushon i shtrirë e ngre gishtin e mesit drejt atyre që e shohin. Një shaka? E mundshme, duke njohur personazhin. Por, efektivisht, ndoshta është vërtetë një e dhënë mbi atë që ka vendosur suedezi në këto ditë në lidhje me të ardhmen.

Siguri nuk ka, edhe pse në këto orë Milan pret një përgjigje mbi ofertën e re e, sipas asaj që bëhet e ditur, ka një besim të rinovuar se tratativa do të mbyllet me sukses. Ose ndoshta qesh, duke cmendur miliona tifozë kuqezinj, me një urim të cuditshëm, për të cilin do të mësohet më vonë.

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI