Flash

"Ferrero, zgjidhe me kujdes lokalin": kërcënohet për Krishtlindje presidenti i Sampdoria

Lapsi.al 25 December 2019
"Ferrero, zgjidhe me kujdes lokalin": kërcënohet për

Nuk ka paqe për Massimo Ferrero. Në mbrëmje është shfaqur në Genova një tjetër parullë kontestuese e kërcënuese për presidentin e Sampdoria, fajtor, për tifozët dorianë, se bëri të dështonte shitja e klubit tek grupi që përfaqësohej nga Gianluca Vialli. "25 dhjetor, dreka e Krishtlindjes: Ferrero zgjidhe mirë lokalin tënd", është teksti i shkruar nga ultras. E kj ka ndodhur pikërisht dje kur Ferrero i kishte dedikuar tifozëve të Samp e qtetit të Xhenovas në përgjithësi një urim të gjatë Krishtlindje përmes mikrofonëve të Telenord.

URIMI I PRESIDENTIT

"Dua të bëj një urim, për tifozët e Sampdoria që nuk më duan, për Xhenovan, në këtë qytet të mrekullueshëm, felinian, pezull. Një qytet që e falenderoj, që janë 6 vjet që më mirëpret edhe pse ndonjëherë më kontestojnë, sepse më duan".

"Dua të uroj familjen Garrone – vazhdon ai – për të gjitha familjet që japin e po i japin këtij qyteti punë. Përtej Xhenovas është Italia. Është një Itali që punon, që lodhet. Xhenovan e lënë pak pas dore, njerëzit nuk e kuptojnë sa familje të mira, që kanë bërë Italinë, janë ende këtu e punojnë për këtë qytet të mrekullueshëm".

"Kam pësuar dhimbje, sepse jamë ndjerë xhenovez, mbi urën Morandi, mbi përmbytjet. Xhenova nuk duhet të heqë dorë, do të ngrihet gjithnjë. I bëj shumë urime xhenoanëve e sampdorianëve, por mbi të gjitha Italisë që punon. Festa të mbara, me gjithë zemër, nga Massimo Ferrero".

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI