Flash

Arnault, kthehet të insistojë për Milan: Braida në punë për kuqezinjtë

Lapsi.al 25 December 2019
Arnault, kthehet të insistojë për Milan: Braida në punë

Shkon përpara mes zbulimesh e mohimesh tratativa, por sigurisht që ecën përpara. Bernard Arnault e ka seriozisht e, pavarësisht zërave kundërshtues të muajve të fundit, është kthyer realisht të lëvizë për një mundësi blerje të Milan. Mes të rejave, që mund të bëjnë edhe diferencën në këtë rast, është se në tratativë është shfaqur një njohje e vjetër milaniste, Ariedo Braida. Ish-drejtuesi kuqezi është takuar me Arnault për llogari të Elliott e është duke kryer një rol ndërmjetësi në tratativën e komplikuar për shitjen e klubit tek Mbreti francez i luksit.

Për Arnault e markat e tij prestigjioze - multinacionalia LVMH është pronare e mbi 70 firmave të modës si Christian Dior, Bulgari, Fendi, Givenchy, Kenzo, Loro Piana e Louis Vuitton, të orëve si TAG Heuer, të xhevahirëve si Tiffany & Co., të pijeve si Moët & Chandon, Veuve Clicquot, të shtypit si Les Échos e Le Parisien, e hoteleve luksoze - është folur shumë e po shumë edhe për dëshirën e tij për të marrë në dorë Milan. Rezultatet e këqija të klubit në rrugën Aldo Rossi mund ti japin në mënyrë paradoksale një përshpejtim operacionit duke bindur fondin amerikan të ulë pretendimet duke u afruar kërkesën me ofertën.

Në gjithë këtë situatë janë dy cështje të rëndësisë së madhe. E para është stadiumi dhe gjithcka lidhet me impiantin e ri. Nëse vjen bekimi nga Komuna e Milanos për projektin e Milan e Inter, Arnault do të shtyhet deri në fund për të mbyllur tratativën. Përndryshe nuk bëhet gjë. Gjithnjë nëse, e kjo është cështje e dytë, nuk arrihet një akord për cmimin, sepse 1200 milionë euro të kërkuar nga Elliott janë konsideruar të ekzagjeruar (oferta nuk kalon 950 milonë, sipas Sole 24 Ore). Padyshim që Singer nuk është mësuar të dalë nga bizneset duke humbur e, për rrjedhojë, nuk mund të shesë Milan për më pak se 700/800 milionë.

Të këshilluara

ide

Kryeministri po flet me veten

Dy fenomenet që Rama identifikoi si problemet themelore të qeverisjes, arroganca dhe mungesa e empatisë, janë tiparet e tij dalluese.  Ku ka zyrtar më arrogant dhe jo-transparent se kryeministri në qeverinë Rama? Si mundet Rama ti kërkojë ministrave të përfshijnë qytetarët në vendimarrje, kur ai vetë nuk i përfshin ministrat në vendimmarrjen e tij?

17:33 Blendi Kajsiu

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

93.19

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI