Flash

Barcellona, Real e Juve më të pasura se Nba: basketbolli humbet më në fund kryesimin e pagave

Lapsi.al 25 December 2019
Barcellona, Real e Juve më të pasura se Nba: basketbolli humbet

Barcellona, Real Madrid e Juventus janë më të pasur se cdo klub i Nba, të paktën sa i përket pagesave. Sipas asaj që bën të ditur faqja e specializuar Sporting Intelligence, në fakt, rroga mesatare e një futbollisti të klubit blaugrana - që është në krye të kësaj renditje speciale - është e barabarta me 11,54 milionë euro, ndërsa në vendin e dytë janë Merengues me një mesatare prej 10,4 milionë. Podiumin e mbyll shoqëria bardhezi me një mesatare prej 9,47 milionë euro: kampionët e Italisë kanë edhe kapërcimin më të madh në klasifikim, sepse një vit më parë ishin në vendin e nëntë.

Pas shpinës së tre gjigantëve europianë (të futbollit) vendosen 7 skuadra Nba. Portland Trail Blazers, në vendin e katërt, që kanë një mesatare pagash 9,38 milionë e ndiqen nga Golden State Warriors (9,27 milionë), Orlando Magic (8,85 milionë), Oklahoma City Thunder (8,81 milionë), Denver Nuggets (8,70 milionë), Miami Heat (8,69 milionë) e Cleveland Cavaliers (8,64 milionë).

Futbollis rishfaqet përsëri nga vendi i 12° me Psg (8,37 milionë euro për lojtar), City është i 13° me 8,18 milionë mesatarisht. E në pagat mesatare nuk llogariten bonus të dhëna në momentin e firmës, premiot e ndryshme e hyrjet publicitare. Futbolli, në rritje të madhe, i ka marrë kështu Nba tre vendet e para (në 2017 podiumi ishte formuar nga tre skuadra basketbolli: Oklahoma City, Cleveland e Golden State), por liga amerikane e basket mbetet gjithnjë ajo që mesatarisht paguan rrogat më të mira: 7,81 milionë euro.

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI