Flash

18 vite asnjë kontroll, AKU bllokon magazinën e miellit me minj të ngordhur e merimanga

Lapsi.al 29 August 2019
18 vite asnjë kontroll, AKU bllokon magazinën e miellit me minj

Pasi kishte ushtruar aktivitetin sipërmarrës për 18 vjet me radhë në fushën e magazinimit të miellit dhe të ushqimit për blegtorinë, aktiviteti sipërmarrës në pronësi të subjektit Afrim Bici, është penalizuar nga AKU-ja, pasi peronte në kushte tërësisht të papërshtatshme higjenike.

Bici kishte zgjeruar aktivitetin edhe në “Prodhim, përpunim dhe shpërndarje me shumicë e ushqimeve për kafshë që përdoren për ushqim”, për të cilin nuk dispononte licencën përkatëse dhe njëkohësisht tregtonte edhe plehra kimike.

Gjatë kontrollit, u konsistua që produktet mbaheshin në kushte të papërshtatshme higjenike, pasi në magazinë u gjetën dhe minjë të ngordhur, merimanga si dhe parazitë të shumtë.

Për shkeljet e konstatuara trupa inspektuese mori masat e mëposhtme:

Gjobë 2,000,000 lekë (mosdisponim licence për ushtrim aktiviteti),

Gjobë 500,000 lekë (kushte të papërshtatshme higjeno-sanitare),

Gjobë 200,000 lekë (mungesë të sistemit të gjurmueshmërisë),

Gjobë 100,000 lekë (mungesë e planit/manualit të vetkontrollit),

Gjobë 150,000 lekë (etiketim të ushqimeve për kafshë në kundërshtim me ligjin),

Gjobë 200,000 lekë (veprime në kundërshim me përgjegjësitë e operatorit të biznesit),

Ndërprerje e menjëhershme e aktivitetit deri në plotësimin e kërkesave ligjore,

Bllokim të 30 ton produkte për konsum njerëzor, deri në daljen e rezultatit të analizave dhe bllokim të 111.6 ton ushqim i pasigurtë për kafshë me destinacion asgjësimin e tyre.

 

 

Të këshilluara

ide

Protesta që vrau piktorin dhe prezantoi noterin e krimit

Mjaftoi një muaj marshimi i flamingove për të retushuar në shtypin botëror imazhin e politikanit artist dhe për ti mbivendosur atij portertin e njeriut që lidhi familjen e presidentit të SHBA me një trafikant kokaine

05:06 Andi Bushati

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

93.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI