Flash

Arrihet marrëveshja për qeverinë e re në Itali, Salvini mbetet në opozitë

Lapsi.al 28 August 2019
Arrihet marrëveshja për qeverinë e re në Itali, Salvini

Lideri i Partisë Demokratike së qendrës së majtë, Nicola Zingaretti dhe lideri i lëvizjes populiste “Pesë Yjet”, Luigi di Majo janë shprehur se kanë rënë dakord për të formuar një koalicion qeverisës.

“Mendojmë se ia vlen të provojnë një eksperiencë të tillë” - tha Zingaretti pas takimit këtë të mërkurë me presidentin Sergio Matarella, që ishte edhe afati i fundit për arritjen e një marrëveshjeje.

Është rënë dakord që Giuseppe Conte të qëndrojë si kryeministër. Kjo administratë e përbashkët do të shërbejë deri në zgjedhjet e ardhshme në vitin 2023. Presidenti Matarela u takua me liderët e dy partive këtë të mërkurë për të gjetur një mënyrë për të ecur përpara.

Nëse nuk do të arrihej marrëveshja, Matarela do të shpallte zgjedhjet e parakohshme. Të martën lideri i Lëvizjes Pesë Yjet Luigi Di Maio mirëpriti atë të cilën e cilësoi si gadishmërinë e Partisë Demokratike për të pranuar rivendosjen e Contes si kryeministër.

Vendimi i tij erdhi pasi ministri i brendshëm Matteo Salvini kërkoi mocion mosbesimi ndaj Contes. Ky i fundit e kritikoi Salvinin duke e cilësuar të papërgjegjshëm. “Lega Nord” e Salvinit qeverisi me “Pesë Yjet” për 14 muaj, por Salvini e prishi koalicionin duke thënë se s’mund të punojë më me partnerët e tij. Tashmë Matteo Salvini dhe ish-kryeministri Silvio Berluskoni i "Forza Italia" kërkojnë zgjedhje të parakohshme.

Të këshilluara

ide

Protesta që vrau piktorin dhe prezantoi noterin e krimit

Mjaftoi një muaj marshimi i flamingove për të retushuar në shtypin botëror imazhin e politikanit artist dhe për ti mbivendosur atij portertin e njeriut që lidhi familjen e presidentit të SHBA me një trafikant kokaine

05:06 Andi Bushati

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

93.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI