Flash

Rama u kërkon dorëheqjen drejtorëve të Shkodrës: Nuk e kam personale...

Lapsi.al 28 August 2019
Rama u kërkon dorëheqjen drejtorëve të Shkodrës: Nuk e

“Nuk kam asgjë personale, me asnjë nga ju por këto ndryshime bëhen vetëm për të krijuar një imazh të ri të PS-së në Shkodër”. Me këto fjalë i është drejtuar kryeministri Edi Rama drejtorëve të qarkut Shkodër të cilët i mblodhi sot pasdite në një takim tek selia në Tiranë.

Rama u ka kërkuar atyre dorëheqjen nga postet që mbajnë. Kjo është një lëvizje e kryeministrit në përpjekje për të rregulluar imazhin e PS-së në kryeqendrën e vendit pas ‘njollës’ që la Valdrin Pjetri. Mësohet gjithashtu se Rama ka kërkuar që drejtorët e larguar t’i zëvendësojë me gra.

Ndërkohë që emri i drejtuesit politik të PS-së në këtë qark nuk është mësuar ende. Në media gjatë ditës pati raportime për  4 emra të mundshëm si zëvendësues të Valdrin Pjetrit. Ata janë  Senida Mesi, Megi Ajtyresa, Astrit Beci dhe Zef Çuni.

©LAPSI.al

Të këshilluara

Zjarr pranë pikës kufitare të Morinës

Flakët kanë përfshirë një masiv pyjor në malin e Pashtrikut në Has. Zjarri nisi rreth mesditës së sotme në vendin e quajtur Çezma e Gorozhupit, në kufirin Sh...

17:42

ide

Protesta që vrau piktorin dhe prezantoi noterin e krimit

Mjaftoi një muaj marshimi i flamingove për të retushuar në shtypin botëror imazhin e politikanit artist dhe për ti mbivendosur atij portertin e njeriut që lidhi familjen e presidentit të SHBA me një trafikant kokaine

05:06 Andi Bushati

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

93.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI