Flash

Gjendet rastësisht në Britani një kopje e rrallë e deklaratës së Pavarësisë së SHBA

Lapsi.al 3 July 2026

Një kopje jashtëzakonisht e rrallë e Deklaratës së Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara është gjetur në Arkivat Kombëtare në Kew të Britanisë së Madhe.

Dokumenti historik u zbulua në shkurt nga një vullnetar i cili po rendiste dokumentet e oficerëve të Marinës Mbretërore nga periudha e Luftës Civile Amerikane.

Kjo është një nga 11 kopjet e shtypura në Exeter, New Hampshire, në korrik 1776, për të përhapur lajmin e pavarësisë së kolonive amerikane. Menjëherë pas kësaj, kjo kopje e veçantë përfundoi në duart e britanikëve.

Vullnetari Michael Scarr e përshkroi momentin kur kuptoi se çfarë kishte gjetur, duke thënë se ndjeu ankthin dhe emocionin e zbulimit.

“E thirra shefin tim dhe i thashë: “Mendoj se duhet të vish ta shikosh këtë”, - i tha ai BBC-së.

Kreu i Arkivave Kombëtare, Sol Nasser, e quajti këtë një "zbulim të jashtëzakonshëm ", duke vënë në dukje se ishte një kopje jashtëzakonisht e rrallë e Deklaratës e gjetur jo në Amerikë, por në Britani.

Dokumenti ishte sekuestruar nga Marina Mbretërore në prag të Krishtlindjeve të vitit 1776, kur HMS Raisonable kapi anijen amerikane Dalton në brigjet e Portugalisë pas një ndjekjeje 7-orëshe.

Sipas Dr. Graham Moore të Arkivit Kombëtar, ky është një nga botimet më të rralla të Deklaratës, pasi kopjet e asaj periudhe nuk u bënë për ruajtje, por për shpërndarje të shpejtë nëpër koloni.

Kopja u gjet e palosur midis letrave të Kapiten Thomas Fitzherbert. Ajo u çua për herë të parë në Plymouth në janar 1777 dhe më pas në Whitehall, Londër.

Për shekuj me radhë kishte mbetur “e fshehur” në arkivat shtetërore, pasi oficeri i Marinës Mbretërore që e regjistroi atë në atë kohë e përshkroi atë thjesht si "një dokument tjetër", pa kuptuar vlerën e tij historike.

Dokumenti tani është çuar në ruajtje, ndërsa janë bërë punë për të stabilizuar letrën dhe për të riparuar dëmtimet e vogla, në mënyrë që të mund të studiohet dhe të ekspozohet për publikun.

Ai do të paraqitet në ekspozitën "Revolucioni 250: Historia e Pavarësisë së Amerikës, 1763-1783" në Arkivat Kombëtare të Britanisë. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI