Flash

Bekim Fehmiu: Shqiptari që kapërceu perden e hekurt dhe pushtoi kinemanë botërore

Lapsi.al 2 June 2026

Një nga aktorët më të mëdhenj jugosllavë u pranua në Fakultetin e Arteve të Dramës në Beograd pa ditur asnjë fjalë serbisht: Profesori i njohur bëri përjashtim për të. Bekim Fehmiu ishte një nga aktorët më të njohur dhe më të vlerësuar nga hapësirat e  ish-Jugosllavisë. Ai lindi më 1 qershor 1936 në Sarajevë, në një familje shqiptare me origjinë nga Gjakova.

Fëmijëria dhe karriera

Është interesant fakti se babai i tij, Ymeri, mbante mbiemrin Halili, por më vonë mori si mbiemër nofkën “Fehmiu”, të cilën e kishte fituar gjatë shkollës së mesme. Gjatë Luftës së Dytë Botërore, familja qëndroi për një periudhë në Shkodër, për t’u rikthyer më pas në territorin e asaj që atëherë ishte Jugosllavi dhe për t’u vendosur në Prizren.

Pikërisht në Prizren, Bekimi kaloi fëmijërinë dhe përfundoi arsimin fillor e të mesëm, duke shfaqur që herët interes për skenën dhe artin.

Pas shkollimit në Prizren, ai u transferua në Beograd, ku u regjistrua në Akademinë e Arteve (sot Fakulteti i Arteve Dramatike – FDU). Aty u pranua edhe pse nuk dinte gjuhën serbe. Në fakt, profesori i njohur Mata Milosheviq e pranoi në klasën e tij me kusht që ta mësonte serbishten.

Gjatë studimeve punoi me profesorë që ndikuan në formimin e paraqitjes së tij prej aktori, ndërsa pas mbarimit të shkollimit iu bashkua teatrit profesionist në Prishtinë, një prej të paktëve teatro që atëherë zhvillonte veprimtarinë në gjuhën shqipe. Qysh në vitet e para të karrierës, ai u dallua si një aktor jashtëzakonisht i talentuar.

Yll i filmit jugosllav dhe evropian

Vitet gjashtëdhjetë dhe shtatëdhjetë i sollën statusin e yllit të filmit në Jugosllavi. Veçanërisht u shqua në filmin “Mbledhësit e puplave”, një vepër që fitoi famë ndërkombëtare dhe që ia hapi dyert drejt produksioneve evropiane. Në atë periudhë bashkëpunoi me regjisorë dhe producentë italianë, mes tyre edhe Dino De Laurentiis, ndërsa më vonë u angazhua në projekte të shumta në mbarë Evropën dhe herë pas here edhe në Shtetet e Bashkuara.

Në qarqet profesionale, shpesh njihej si një nga të paktët aktorë nga vendet socialiste që arriti të depërtonte në produksionet perëndimore gjatë Luftës së Ftohtë. Një producent Italian ka thënë për të:

“Bekim Fehmiu është i vetmi aktor ndërkombëtar nga vendet komuniste të Lindjes që ka xhiruar në Perëndim për gati njëzet vjet, duke depërtuar përtej Perdes së Hekurt, deri në shfaqjen e Gorbaçovit dhe rënien e Murit të Berlinit.”

Dashuria me Branka Petriqin

Paralelisht me karrierën filmike, edhe jeta e tij private u bë e njohur për publikun, veçanërisht marrëdhënia me aktoren Branka Petriq. Ata u njohën gjatë studimeve të aktrimit në fund të viteve pesëdhjetë dhe u bënë shumë të afërt. Megjithatë, lidhja e tyre nuk u shndërrua menjëherë në romancë. Në një periudhl kur Fehmiu u mundua të niste lidhjen, Branka e refuzoi me fjalët: “Je tepër i ri për mua.”

Raportet e tyre u prishën edhe më nga një incident në të cilin Fehmiu reagoi fizikisht ndaj një fyerjeje për prejardhjen e tij. Në të vërtetë ai e rrahu mikun e Brankës, Bata Stojkoviq, pasi ky i gjatë zënkës ia kishte share “nënën shqiptare”.

Megjithatë, konflikti rinor u shndërrua më vonë në një miqësi të gjatë dhe të sinqertë, ndërsa Bekimi dhe Bata, përveçse ishin kolegë, vazhduan të  vlerësonin dhe respektonin jashtëzakonisht njëri-tjetrin.

Me kalimin e kohës, kontaktet e tij me Brankën u intensifikuan sërish, veçanërisht gjatë shërbimit ushtarak, kur rregullisht shkëmbenin letra. Pas kësaj  vjen  afrimi i ri, ndërsa Fehmiu në një moment i u ftua në shtëpinë familjare të Branka Petriqit në Novi Vinodolski.

Për nga babaoi – katolike nga Rijeka, kurse për nga nëna nga një familje e Sanxhakut e pjesëmarrësve të shquar të Selanikut, Branka solli në shtëpinë e familjes një njeriu me të cilin ende nuk iI kishte definuar raportet, për kjëtë arsye i ati i saj Viko e pyeti se Bekiimin se cilat ishin qëllime e tij e të bijën, dhe ky iu përgjigj: “Pyeteni vajzën tuaj se çfarë qëllimesh ka ajo me mua,” – duke aluar se as Branka nuk ishte e gatshme të lëshojë zë.

Në kujtimet  për fillimin e lidhjes së tyre mbeti edhe përshkrimi poetik:

“Nata është e ngrohtë dhe plot xixëllonja. Flladi sjell aromën e detit. Dëgjohen gjinkallat dhe tingujt e largët të harmonikës. Ndezëm cigaret. Më duket sikur po ëndërroj një ëndërr të bukur. Nën qiellin vjollcë të mbushur me yje u gjendën dy të rinj, shkëndijat e simpative të tyre, të shtypura me ose pa vetëdije, që nisën të ndizen që në shikimin e parë… Ajo natë e nxehtë gushti ‘do të mëvijë majë hunde’”.

Një dashuri që i rezistoi gjithçkaje

Gjatë një turneu në Mosko, Bekimi u afrua me rusen Ljudmila, kurse tradhëtinë e tij publike kolegët e interpretuan si poshtërim të Brankës. Prandaj, gjatë kthimit, rrinte vetëm në kupenë e trenit, kurse situatën e pakëndshme  e ndërpreu pikërisht Branka me fjalët: “Zdravstvujte. Ke mund të gjeje edhe ndonjë më pak të bukur.

Ky moment, sipas shkrimeve dhe kujtimeve të të tij, kishte rolin vendimtar për të, kurse në  memoaret e tij „E shkëlqyeshme dhe e tmerrshme“ pranoi se me këtë Petriqi e bëri plotësisht për vete:

“Kjo është gruaja për mua. Vendosa. Përfundimisht.”

Në intervistat që dha pas vdekjes së tij, Branka Petriq ka shpjeguar se lidhja e tyre mbijetoi falë mirëkuptimit, durimit dhe gatishmërisë për të falur, duke theksuar se jeta me të kërkonte pjekuri emocionale dhe pranimin e karakterit të tij.

Kur karriera e tij ndërkombëtare arriti kulmin pas suksesit të filmit “Mbledhësit e puplave”, pasuan angazhime anembanë Evropës dhe bashkëpunimi me emrat e mëdhenj të filmit botëror. Përkundër famës dhe udhëtimeve, jeta e tyre familjare vazhdoi, kurse lidhja e kurrorës u formalizua  në Romë në dy faza, me barriera administrative që kërkonin përsëritjen e procedures. Çifti u bë me dy djem, Uliksin dhe Hedonin, ndërsa jeta familjare zhvillohej  Beogradit dhe qyteteve të tjera evropiane, në varësi të angazhimeve të tij.  Edhe pse ishte I lidhur me shumë gra të njohura dhe yje të filmit, ai, sipas dëshmive, gjithmonë i kthehej familjes.

Tërheqja nga aktrimi dhe fundi tragjik

Disa nga rolet e tij më të njohura janë ato në filmat „Armiku“, „Roj“, „Koha e dashurisë“, „Mbledhësit e puplave“, „Odiseu“, „Shpina e djallit”, „Loja e së vërtetës“,  „Edukimi special“, „Eskadrilja partizane“, „Rrëfimi i fundit“, „Zemra e shpata“ dhe të tjera. Gjatë viteve tetëdhjetë, ai filloi të tërhiqej gradualisht nga jeta publike dhe më vonë e ndërpreu krejtësisht karrierën e aktrimit, duke shprehur protestën për shkak të klimës politike dhe propagandës në rritje kundër shqiptarëve në rajon. Kjo periudhë e shënon edhe tërheqjen e tij në rritje nga publiku..

Në vitin 2010 u gjet i vdekur në banesën e tij në Beograd. Autoritetet njoftuan se bëhej fjalë për vetëvrasje, kurse ministri i atëhershëm i Punëve të Brendshme konfirmoi se arma e zjarrit ishte e regjistruar në emër të tij. Kishte 74 vjeç. Trupi i Bekimit u kremua, ndërsa hiri, sipas dëshirës së tij dhe traditës familjare, u derdh në lumin Bistrica të Prizrenit, në qytetin e fëmijërisë së tij.

Trashëgimia e tij artistike vazhdon të konsiderohet një pjesë e rëndësishme e kinematografisë jugosllave dhe evropiane, ndërsa historia e jetës së tij mbetet një nga ato që përshkruhen shpesh si një ndërthurje e artit, historisë dhe tragjedisë personale./nova.rs/Përktheu: kdp.mk/

 

Të këshilluara

“Engjëlli i Vdekjes” nazist, Zvicra hap dosjet sekrete për Josef Mengele

Dosjet sekrete që lidhen me kriminelin famëkeq nazist të luftës, Josef Mengele, pritet të bëhen publike pas dekadash fshehtësie, njoftoi Shërbimi Federal i Inteligjencës së Zvicra, pa dhënë ende një datë të saktë për hapjen e arkivave. Historianët kanë kërkuar prej vitesh qasje në dokumentet sekrete, por autoritetet zvicerane i kanë mbajtur të mbyllura, duke […]

16:43

ide

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

95.24

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI