Flash

Neandertalët kishin “dentist” 59 mijë vjet më parë/ Zbulimi në një shpellë në Rusi

Lapsi.al 13 May 2026
Neandertalët kishin “dentist” 59 mijë vjet më

Rreth 59,000 vjet më parë, një Neandertal vuante nga një dhimbje e tmerrshme dhëmbi e shkaktuar nga një dhëmb i thyer në nofullën e poshtme. Dhëmbi, i gjetur në një shpellë në Siberi, mban prova të "punës dentare" të kryer me një mjet të vogël guri për të hequr prishjen dhe për të zvogëluar dhimbjen.

Studiuesit thonë se dhëmbi është provë se Neandertalët ishin të aftë të kryenin "punë dentare" dhjetëra mijëra vjet para specieve tona. Është një provë e mëtejshme e aftësive dhe njohurive teknike që zotëronin kushërinjtë tanë të zhdukur, Homo sapiens.

Dhëmbi u zbulua në shpellën Chagirskaya të Rusisë, një vend i pasur me fosile të Neandertalit, në bregun e majtë të lumit Tsarysh, rrëzë maleve Altai në Siberinë jugore.

Në qendër të dhëmbit është një vrimë e thellë që arrin deri në pulpë, ku ndodhen mbaresat nervore dhe enët e gjakut. Shenjat në dhëmb dhe forma e vrimës tregojnë se ishte një modifikim i qëllimshëm, jo konsumim aksidental. Ekzistojnë gjithashtu prova se Neandertali "me dhimbje" jetoi për një kohë mjaft të gjatë duke përdorur këtë dhëmb pas "ndërhyrjes".

Eksperimentet e kryera në tre dhëmbë të njerëzve modernë tregojnë se një vrimë e kësaj forme, me të njëjtat modele brazdash, mund të krijohej duke shpuar dhëmbin me një mjet guri, të ngjashëm me ato të gjetura në shpellë.

Researchers Sequence Genome of Neanderthal Woman from Chagyrskaya Cave |  Genetics, Paleoanthropology | Sci-News.com

Ky dhëmb është shembulli më i vjetër i njohur i "kirurgjisë dentare invazive", sipas arkeologes ruse Ksenia Kolomova. Ajo ishte autorja kryesore e studimit, të botuar në revistën shkencore PLOS One.

"Është i rëndësishëm sepse tregon se Neandertalët kishin aftësi të përparuara njohëse, ata mund të planifikonin një strategji mjekësore, e cila hedh poshtë pikëpamjen e vjetëruar se vetëm njerëzit modernë shfaqin një sjellje të tillë", - shpjegoi ajo.

“Procesi kërkonte diagnostikimin e burimit të dhimbjes, kuptimin se heqja e indit të dëmtuar do t’i ofronte lehtësim pacientit, zgjedhjen e qëllimshme të mjetit të duhur prej guri dhe shpimin preciz të dhëmbit, me lëvizje të kontrolluara”, përshkroi ai.

Views from five different angles of a molar of an adult Neanderthal individual, discovered at Chagyrskaya Cave in Siberia

Neandertali që iu nënshtrua këtij trajtimi primitiv ishte i rritur, por studiuesit nuk ishin në gjendje të përcaktonin seksin e tij vetëm bazuar vetëm nga dhëmbi.

Ekzistojnë gjithashtu prova se Neandertalët, përfshirë atë me dhëmbin e thyer, përdornin kruajtëse dhëmbësh për të hequr mbeturinat e ushqimit nga dhëmbët e tyre.

Deri më tani, prova më e vjetër e punës dentare është gjetur në një dhëmb Homo sapiens të zbuluar në Itali dhe të datuar rreth 14,000 vjet më parë. Ky dhëmb kishte gjithashtu një zgavër që ishte gërryer dhe pastruar me një mjet guri.

The exterior of Chagyrskaya Cave, located in the foothills of the Altai Mountains of southern Siberia

Neandertalët kishin një trup më të fuqishëm se njerëzit modernë dhe kreshta më të mëdha vetullash. Ata ishin inteligjentë, përdornin teknika komplekse në gjueti në grup, krijonin art, kishin objekte simbolike dhe kishin zhvilluar gjuhë të folur.

Ata u zhdukën rreth 40,000 vjet më parë. Shumica e njerëzve sot mbajnë një përqindje të vogël të ADN-së së Neandertalit në ADN-në e tyre, për shkak të përzierjes së tyre me Homo sapiens.

Në Chagirskaya, Neandertalët lulëzuan rreth 59,000-49,000 vjet më parë. Atje ata ishin të vendosur atje ku gjuanin dhe hain mish bizoni dhe kali. Aty rritën fëmijët e tyre, siç tregohet nga dhëmbët e qumështit të gjetur në shpellë.

First Known Neandertal Family Discovered in Siberian Cave | Scientific  American

Autorja tjetër e studimit, Lydia Zotkina, theksoi se procedura dentare duhet të ketë qenë shumë e dhimbshme për pacientin. "Mendoj se është një dëshmi e një sasie të mahnitshme vullneti. A njihni shumë njerëz që do të bënin një operacion të tillë pa anestezi ose pajisje speciale? Apo ndonjë që do ta duronte atë? Sa herë që mendoj për këtë, i admiroj", komentoi ajo.

Vrima mbulonte pothuajse të gjithë sipërfaqen përtypëse të dhëmbit. Sipas Kolomovës, eksperimentet treguan se teknika më efektive për ta arritur këtë do të ishte një lëvizje rrotulluese me dorë, duke përdorur një mjet të vogël prej guri. Zotkina kreu eksperimentet e saj me një mjet të vogël prej diaspri. Mjete të ngjashme janë gjetur në shpellë dhe datojnë që nga koha e pushtimit të Neandertalëve.

"Ne gjithashtu supozuam se zgavra që u krijua mund të jetë mbyllur me diçka", me ndonjë substancë si dylli, tha Zotkina, por ajo theksoi se nuk janë gjetur prova të tilla. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

95.24

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI